Interneti të ofron pafund informacion dhe lehtësi për të gjetur artikuj mbi
librat. Por, interneti nuk mund ta zëvendësoj ndjesinë që të jep një libër, dhe idetë që kanë qarkulluar nëpër botë e nga brezi në brez prej librave. 7
librat e listuar më poshtë janë
librat që duhen lexuar me
patjetër nga një mashkull.
1. Kontrata Sociale
shkruar nga Jean-Jacques Rousseau
Një citim nga libri thotë se “njeriu ka linduri i lirë dhe kudo ai është lidhur”. Kjo përmbledh pozicionin e librit mbi rëndësinë e të drejtave të njeriut brenda një shoqërie. Pasi ta lexoni do kuptoni vlerën e lirisë dhe se edhe një femër duhet të jetë e barabartë me ju.
2. Lolita
Një nga ato
librat që ju “çmendin” me ndjenjat e ndryshme për jetën, dashurinë dhe korrupsione dhe shpesh herë ju bëjnë të vini në pikëpyetje perceptimet tuaja për to.
3. Thuamë se më dashuron
Me anë të këtij libri
shkruar nga shkrimtari i brezit të humbur Erih Maria Remark, problemet se çfarë duhet ti shkruaj për Shën Valentin, për ditëlindje apo përvjetor do të marrin fund, sepse Remarku ka
shkruar aq shumë letra të bukura për gruan e tij aktoren gejrmane Marlen Dietrich, saqë një fjali e vetme nga ato letra do të mjaftoj.
4. Mëso të jetosh
Të gjithëve nga duhen këshilla për të jetuar, aq më shumë kur janë
shkruar nga një filozof si
Seneka, 2 mijë vite më parë. Por në këtë libër
Seneka ka menduar më shumë për meshkujt sesa për femrat, sepse të gjitha letrat
Seneka i ka
shkruar për nxënsin e vetë, Lucilin.
5. Krim dhe Ndëshkim
Një novelë lehtësisht e lexueshme për një djalë të ri që jeton në varfëri, i cili arrin në disa veprime nga dëshira për para dhe impakti psikologjik që kjo ka mbi të dhe njerëzit që e rrethojnë.
6. 1984
1984 ruan edhe sot një rëndësi të madhe edhe pse ka më shumë se 60 vite që është
shkruar. Njihet për vizionin se një qeveri mbikëqyr çdo lëvizje, duke përdorur taktika për të manipuluar të gjithë qytetarët dhe popullsinë. Gjithashtu do të kuptoni më shume mbi termin “Vëllai i madh”.
7. Republika
Një punim filozofik mbi mënyrën sesi jeta duhet jetuar, si duhet dhënë drejtësia dhe si liderët duhet të drejtojnë. Nëse ëndërroni të jeni lider, si pjesa dërmuese e meshkujve duhet ta lexoni me
patjetër këtë punim të Platonit.
Shtuar më 11/08/2019,
ora 22:40