7 këshilla për t'u dukur më elegante
Për një pamje elegante, bel të hollë dhe këmbë të gjata nuk duhet të presim gjithmonë efektin e djetave të rrepta disa mujore.

Specialistët e modelingut rekomandojnë disa këshilla mjaft të vlefshme që mund të ju bëjnë të dukeni elegante menjëherë.

1.Për tu dukur 5 kg më pak
Keni menduar se kilet e tepërta mund të fshihet nën veshjet e gjëra, gaboheni. Stilistja dhe pronarja e Candy Couture, Jenna Zielbauer këshillon për të gjitha femrat të kundërtën. “Një veshje e ngushtë pas formave me ngjyra bllok nga e njëjta familje mund të bëjë që ju të dukeni më e dobët deri në 5 kg, ose të krijojë iluzionin e një beli më të hollë.”.

2. Për këmbë të gjata
Xhinse prej pambuku, që vijë duke u ngushtuat , pastaj zgjerohen përsëri në bel, do ju bëjë të dukeni më të holla thotë stilist i lartë në Alene Too & Kyle By. Këto xhinse jo vetëm do ju tregojnë si një supermodele me këmbë të gjata, por janë dhe shumë të lehta për tu veshur.

3.Për të zgjatur bustin tuaj
Një bluzë me jakë V ose një këmishë që ju ndihmon për të nxjerrë në pah gjoksin tuaj, do të ishin perfekte në këtë rast. Duke treguar qafën dhe gjoksin tuaj, ju do të krijon iluzionin e një busti të gjatë dhe të ngushtë.

4. Tërheqja e belit
Lidhja e një kordoni në bel, poshtë fustanit tuaj, jo vetëm ngushton belin, por edhe ndihmon për të shkëputur çdo shikim nga zonat problematike, thotë Zielbauer.

5. Për të ndenjura më të vogla
Geta të errëta të cilat janë të afta për të krijuar një hije që fsheh përmasat e vërteta, rekomandohen për të tëra ato femra që vuajnë nga ky problem.

6.Vish një xhaketë
Një xhaketë sportive mund të ju mbulojë të gjitha pikat e pakëndëshme. Schwartz thotë se kjo është një zgjidhje thelbësore dhe mund të kombinohet shumë lehtë me pantallona, fustan apo funde.

7.Për këllëqe më të ngushta
Pantallonat me bel të lartë janë idealet për propocionimin e këllëqeve tuaja. Pantallona të tilla, jo vetem që i bëjnë ijet tuaja të duken më të holla, por ju zgjasin edhe këmbët. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2014, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori