Nuk ngacmojnë puçrrat apo poret e bllokuara.
Ngacmimi i puçrrave dhe poreve të bllokuara vetëm sa do ta përkeqësojë situatën. Nëse preken, puçrrat dhe poret e bllokuara, si pikat e zeza, çojnë në inflamacion, dhimbje dhe shtim të tyre.
Nuk dalin kurrë nga shtëpia pa kremin
mbrojtës ndaj diellit.
Nëse mendoni se kremi
mbrojtës ndaj diellit është i nevojshëm vetëm në plazh, gaboheni. Rrezet ultravjollcë shkaktojnë kancer dhe janë përgjegjëse për 90% të plakjes së
lëkurës. Po kështu shkaktojnë njolla kafe dhe rrudha. Për ta mbrojtur sa më mirë
lëkurën, duhet të vendosni kremin
mbrojtës, edhe në dimër, edhe kur nuk është diell, sepse rrezet ultravjollcë depërtojnë edhe retë.
Nuk e spërkasin sprucuesin
mbrojtës ndaj diellit direkt në lëkurë.
Të sprucosh direkt mbi lëkurë mund të jetë e dëmshme, sepse me gjasë nuk do ta përhapni në të gjithë zonën. Dermatologët preferojnë që të sprucojnë fillimisht në dorë dhe më pas e përhapin në lëkurë.
Nuk nxihen kurrë.
Lëkura e nxirrë nga plazhi mund të duket “e shëndetshme”, por nuk është. Në planin afatgjatë, ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë ndryshon
lëkurën për gjithë jetën. Sa më shumë të qëndroni në diell, aq më shumë bie niveli i kolagjenit dhe elastinës.
Nuk e pastrojnë
lëkurën më shumë seç duhet.
Pastrimi është një nga hapat më të rëndësishëm. Larja e shpeshtë mund ta shkatërrojë
lëkurën, e cila ka nevojë për vajrat e saj natyralë. Pastrimi i tepërt shkakton thatësi dhe dehidratim.
Nuk flenë kurrë me grim.
E keni lexuar shpeshherë këtë gjë dhe do të vazhdoni ta lexoni. Grimi i mbetur në lëkurë depërton thellë në pore dhe mund të shkaktojë inflamacion. Kjo gjë çon në tharje të
lëkurës, acarim dhe sigurisht më shumë rrudha.
Nuk e teprojnë me përdorimin e skrabit.
Largimi i qelizave të vdekura është i rëndësishëm për pastrim, mirëpo përdorimi i tepërt i skrabit mund të dëmtojë sipërfaqen e
lëkurës dhe të shkaktojë skuqje, acarim dhe në disa raste, gjakosje.
Burimi: Well & Good
Shtuar më 29/11/2020,
ora 19:09