Shoferi i dehur në Vlorë humbet kontrollin dhe përplas makinat, ndalohet nga pema

Një drejtues mjeti nën efektin e alkoolit ka krijuar problematika ditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘’24 Maji’’, ku shoferi i dehur si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit ka marrë para disa makina të parkuara anës rrugës.

Pas kësaj shoferi është përplasur me një pemë e cila ka mundur të ndalojë mjetin dhe të shmangë incidentet të tjera që mund të kishin ndodhur pasi mund të përfundonte në një bar kafe të populluar me njerëz.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon procedurat me shoqërimin e drejtuesit të mjetit.


Shtuar 31.12.2022 15:03