6 punët e ëndrrave që na lejojnë të udhëtojmë nëpër botë
Nëse je në kërkim të një pune që të jep kënaqësinë e udhëtimit, ne ju tregojmë 6 prej tyre:

1.Bëhuni përfaqësues i largët i shërbimit të klientit
Kompanitë si U-Haul, Amazon dhe LiveOps paguajnë agjentë të shërbimit të klientit. Për këtë ju duhet një telefon i besueshëm dhe lidhje interneti dhe ju mund të gjendeni në një vend afarist amerikan, apo diku gjetkë vetëm falë kësaj pune. Duhet të sigurohuni që destinacionet tuaja i plotësojnë këto kërkesa që të kryeni punën tuaj si duhet.

2.Punoni në një anije udhëtimi
Përveç se vizitoni vende të ndryshme të botës, ekuipazhi i lundrimit shpesh merr ushqim dhe strehim në anije. Problem mund të jeta pjesa ku ju duhet të ndani një dhomë me njerëz të tjerë dhe do të jeni në pjesën më të madhe në një anije duke lëvizur sa në një vend në tjetrin.

3.Gjeni një punë rreth teknologjisë diku larg
Ju mbase e dini se punët me softuerët, menaxhimin e projekte në botën e teknologjisë janë punë shumë të preferuara. Një përfitim i shtuar është se shumë prej tyre kanë mundësi të udhëtojnë larg, dhe ju mund ta bëni punën kudo ku jeni dhe të paguheni mjaft mirë.

4.Infermierë
Nëse zgjidhni të shkoni në një azil pleqsh, ky mund të jetë një ‘fat’ i madh. Pagesa është e mrekullueshme, deri në 70 mijë dollarë në vit. Me këtë punë, ju mund të sistemoheni për disa muaj, derisa të keni plotësuar një kontratë të re.

5.Mësoni anglisht
Vende si Japonia, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të gjitha paguajnë relativisht mirë për mësuesit e gjuhës angleze për të jetuar në vendin e tyre dhe për t’u mësuar studentëve. Shumica kërkojnë vetëm një certifikatë për mësimin e gjuhës angleze dhe disa eksperienca. Këto mund të jenë mundësi të mëdha nëse doni të jetoni ‘si vendas’ për një vit ose edhe më shumë.

6.Punoni për veten tuaj
Konsideroni aftësitë tuaja dhe shikoni për mundësi në internet përmes faqeve të ndryshme. Dizajn grafik ose një ndihmës virtual do të ishte perfekte dhe me pak këmbëngulje mund t’ia dilnit mbanë. Kjo ju siguron fleksibilitet dhe ju mundëson pa fund udhëtime.
Shtuar më 10/07/2019, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori