6 mënyra që na ndihmojnë të hamë më pak
Edhe pse në pamje të parë duket e vështirë, përmes disa trukeve është e mundur që ne të hamë më pak. Rrjedhimisht të marrim më pak kalori dhe nuk rrezikojmë të marim kile të tepërta. Sigurisht kjo nuk do të thotë që të harrojmë ushqimet e mira që na japin lëndët e nevojshme ushqyese për trupin dhe mendjen tonë. Ato duhen konsumuar sa më shumë, por gjithmonë sasia kërkon vetëkontroll. Çdo gjë që kalon sasinë bëhet e dëmshme.

Më poshtë ju sjellim 6 truke që ju ndihmojnë të hani më pak sipas

‘Healthy-Online’:
-Lani dhëmbët pas çdo të ngrëni
-Pini një gotë me ujë para vaktit tuaj
-Përdorni pjata më të vogla
-Hani volume të mëdha ushqimesh, që kanë pak kalori
-Mos hani më shumë sesa racioni që ju është dhënë
-Shijoje ushqimin, por hani më pak. Uria është një shenjë e rëndësishme që nuk duhet injoruar.
Truket e përmendura më sipër janë vetëm një mënyrë për të reduktuar këtë ndjesi.
Vaktet e shëndetshme përfshijnë më shumë fruta, perime, më pak kripë apo yndyrna të përpunuara. Pse jo, para se të konsumoni një ushqim, kërkoni informacion sepse kështu do të sensibilizoheni më shumë rreth ushqimeve që duhet dhe nuk duhet të hani me tepri.
Shtuar më 07/07/2019, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori