50 vjeç dhe në formën më të mirë, kjo është dieta e përditshme e Jennifer Lopez (FOTO LAJM)

Jennifer Lopez punon shumë për pamjen e saj të jashtëzakonshme, me një regjim të rreptë dhe me një dietë të shëndetshme dhe kjo përfundimisht shpërblehet.

Ajo tashmë ka festuar 50-vjetorin e lindjes, por ende duket e përsosur në skenë apo kur ecën në tapetin e kuq.

Por pas lindjes së binjakëve, Jennifer nuk ishte e kënaqur me pamjen e jashtme, kështu ndryshoi plotësisht dietën e saj.

Atë kohë, ajo tha: "Unë thjesht mbaj mend kohën kur isha shtatzënë dhe madhështinë e çdo zone të trupit tim. Mund të qëndroja lakuriq dhe mund ta shikoja veten në pasqyrë nga të gjitha këndvështrimet.”

"Kam punuar shumë. Kam luftuar për të hequr qafe 20 kilogramët e fundit. Më duhej të ndryshoja zakonet e mia të ngrënies pas lindjes së binjakëve.

"Unë ha shumë më pak tani sesa dikur. Por dua bukë dhe kjo nuk lejohet në shumicën e dietave."

Në përpjekje për të arritur peshën e synuar, ajo ndoqi një dietë vegane, por tani J-Lo ha pulë, biftek viçi, salmon dhe levrek.

Si arrin të ketë këtë pamje të mrekullueshme?

Mëngjesi

J-Lo pi një gotë ujë me limon për të nisur ditën.

Ajo sigurohet që kurrë të mos humbasë vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Kelvin Fernandez, i cili gatuan për J-Lo dhe të dashurin Alex Rodriguez, shpjegon se këngëtarja përfshin tek të bardhat e vezëve të skuqura edhe tre lloje të ndryshme perimesh.

Por nëse nuk i hahen vezë, ajo zgjedh smoothie të bëra me shumë manaferra të shijshme, të cilat i përzien me luleshtrydhe, boronica, kos grek, kanellë, mjaltë - me pak proteinë pluhur të hedhur brenda.

Por ajo pëlqen gjithashtu pancakes, salmon të tymosur dhe vezë.

Si shumë të famshëm, J-Lo shmang kafeinën duke e zëvendësuar me minimum shtatë gota uji, gjatë gjithë ditës.

Dreka

Kur është fjala për pjesën tjetër të ditës, J-Lo kujdeset të konsumojë ushqime të pasura në vlera ushqyese.

Çdo gjë që ajo konsumon, është organike dhe e menduar mirë, duke ruajtur ekuilibrin mes proteinave dhe ushqimeve të pasura në lëndë ushqyese. Gjithçka është e freskët.

Alex ka thënë se ata zakonisht shijojnë sallata për drekë.

Darka

Ushqimi i shëndetshëm i ekuilibruar vazhdon edhe në mbrëmje.

Në vitin 2016, ajo i tha revistës “Us”: "Ne hamë shumë perime jeshile, asparagus, lakër, brokoli dhe sallatë".

Shpesh Jennifer gatuan vetë. Sidoqoftë, kur u transferua për herë të parë në LA, kuptoi se gatimi i saj nuk ishte aspak i duhuri dhe i duhej të thërriste ekspertin - nënën e saj.

"Unë i kërkova asaj të më tregonte si t'i bëja recetat, kështu që ajo më mësoi përmes telefonit"- tha ajo.

Por J-Lo nuk pranon të hajë oriz, por në lidhje me ëmbëlsirat apo patatet e skuqura, ajo i tha “People”: “Të gjithë jemi njerëz. Nuk duhet ta ndëshkoni veten pse konsumuat patate të skuqura apo pulë të skuqur në një moment të caktuar.”

Shtuar më 10/07/2020, ora 11:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori