Bayern i ofron Juventusit një nga lojtarët e tyre në këmbim të De Ligt

Bayern është gati të përfshijë Benjamin Pavard në një marrëveshje për Matthijs de Ligt.

Klubi bavarez po kërkon të ulë koston e transferimit të Matthias de Ligt duke ofruar shërbimet e mbrojtësit Benjamin Pavard në vend të një pjese të shumës, raporton Goal Italia.

Drejtuesit e bardhezinjve planifikojnë të marrin sa më shumë para nga shitja e holandezit për të investuar në forcimin e mëtejshëm të skuadrës.

Juventusi po pret të shohë nëse lufta mes Chelsea dhe Bayern për nënshkrimin e De Ligt do të ndihmojë në shitjen e 22-vjeçarit. /albeu.com/


Shtuar 5.07.2022 21:02