“Ahmetaj kokë turku, refuzoi tre herë kërkesën e Veliajt, Rama përgjegjës”, Berisha zbulon çfarë ndodhi kur po miratoheshin inceneratorët

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar vendimin e Kuvendit për të lejuar arrestimin e Arben Ahmetajt nga SPAK duke theksuar se ka ai ka përgjegjësi që nuk ka ndaluar aferën e inceneratorëve, ndërsa theksoi se “koka” janë Rama dhe Ëngjëll Agaçi.

“Ahmetaj ka përgjegjësi që ndali skandalin e inceneratorëve me mosveprimet e tij. Ai ka refuzuar tre herë kërkesën e Veliat për inceneratorin e Tiranës dhe herën e katërt tha no comment. Një ministër nuk mund të thotë s’kam koment kur sheh që shkelet ligji, por duhet të reagojë”, tha Berisha duke shtuar se SPAK duhet të shkojë të Rama, Agaçi dhe Veliaj pasi bëhet fjalë për qindra miliona dollarë.

Berisha kërkoi nga SPAK konfiskimin e inceneratorëve pasi sipas tij janë ngritur mbi korrupsionin. /albeu.com


Shtuar 14.07.2023 13:18