Vrasja e Stiven Toshkesit, shoqërohet në polici i biri i Admir Muratajt

Është shoqëruar në polici, Arbër Murataj, i cili ishte shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit, Stiven Toshkesi.

I riu u vra mbrëmjen e 19 prillit, ndërkohë Arbër Murataj është shoqëruar sot në ambientet e Drejtorisë Vendore te Policisë së Tiranës. Arbër Murataj është djali i Admir Muratajat, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt policisë. Ai u mor në pyetje për vrasjen e Stiven Toshkesit.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se pasi i është marrë deklarimi policia ka lënë të lirë Arbër Muratajt për mungesë provash, i cili është raportuar më herët se ka pasur një konflikt me viktimën, Stiven Toshkesin për një vajzë. Sipas policise, Murataj është lënë i lirë pasi nuk ka prova nëse ka qenë apo jo i pranishëm natën e ngjarjes gjithashtu dy të rinjtë Axel Hoxha dhe Ensi Maze të cilët ndodhen në masën e sigurisë arrest me burg janë rimarrë në pyetje dhe nuk kane nxjerre emrin e Arbër Murataj si te perfshire me ngjarjen.

Sipas policisë Arbër Murataj është personi që ka pasur konfliktin me viktimën.

Shkak i konfliktit midis Arbër Muratajt dhe Stiven Toshkesit ishte një vajzë, me të cilën Toshkesi ishte i lidhur. Sipas burimeve policore dhe nga grupi hetimor, Arbër Murataj rreth dy muaj më parë ka marrë në telefon Toshkesi për t’u sqaruar.

Ata janë takuar në rrugën e Elbasanit pranë shkollës së Baletit, ku kishin lënë edhe takimin për t’u sqaruar. Por, në momentin që Toshkesi shkoi në takim, ai është qëlluar me hanxhar nga 18-vjeçari Arbëri Murataj.

Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. Pra, sipas hetimeve dy muaj më parë ka zanafillën konflikti, ku Toshkesi është plagosur me hanxhar dhe më pas në 18 prill ai u vra për vdekje po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, personin me të cilin Toshkesi kishte konfliktin dhe me të cilin ishte konfliktuar edhe dy muaj më parë, ku edhe kishte mbetur i plagosur me hanxhar.

Po ashtu në ngjarjen e 18 prillit ende nuk dihet kush i largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes me makinë. Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit./albeu.com/


Shtuar 12.06.2023 13:11