Mashtroi argjendarin me flori të rremë, arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se pa përfituar 13.500 euro nëpërmjet mashtrimit.

Mediet lokale raportojnë se emigrant shqiptar ka shitur flori të rremë në një argjendari në ishullin e Kos.

34-vjeçari i ka shitur argjendarit bizhuteri të ndryshme për të cilat pretendonte se ishin prej floriri.

Sakaq pasi pronari i argjendarisë kontrolloi florinjtë, rezultoi se nuk ishin të atillë.

Menjëherë pas kësaj ai telefonoi policinë dhe denoncoi shqiptarin.

Pas kësaj policia iu vu nga pas shqiptarit dhe e arrestoi.

Gjithashtu mësohte se 34-vjeçari nuk kishte leje qendrimi në Greqi.

Ndër të tjera policia sekuestroi në banesën e shqiptarit duhan të kontrabanduar, 7 dedektorë metali, armë zjarri dhe 3 mijë euro./albeu.com/

 


Shtuar 15.02.2023 15:21