Sipas listës së revistës Forbes modelet që kanë pasur
fitimet më të larta për 2011 deri më tani:
1- Gisele Bundchen
Gisele është imazhi kryesor për shumë firma të njohura (
Dior, Versace, Pantene, H&M) dhe
fitimet e saj llogariten në afro 45 milionë dollarë.
2- Heidi Klum
Klum la karrierën e saj 13 vjeçare si modele e Victoria's Secret, vjeshtën e kaluar, por projektet televizive dhe linjat e modës bënë që
fitimet e saj të arrijnë 20 milionë dollarë.
3- Kate Moss
Reklamat e ndryshme që ka realizuar (kryesisht për
Dior cosmetics) i kanë dhënë mundësinë të ketë fitime deri në 13,5 milionë dollarë.
4- Adriana Lima
Katalogët e Victoria's Secret, fushatat për Loew dhe
reklamat për modën braziliane kanë bërë që
fitimet e saj të arrijnë shumën e 8 milionë dollarëve.
5- Alessandra Ambrosio
Fushatat për Dolce & Gabbana, Moschino, modën sportive braziliane, dhe
reklamat për veshjet e Carlos Mieles kanë rritur
fitimet e saj në 5 milionë dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2011,
ora 15:30