EMRI/ Vrau Vasil Bibën, arrestohet dhe ekstradohet drejt Shqipërisë autori i dënuar me 25 vite burg

Wshtë arrestuar dhe ekstraduar nga Franca shtetasi Bledar Mneri, i dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e për vrasjen e biznesmenit Vasil Biba, në shkuar të 2016.

Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Franca drejt Shqipërisë, një shtetas i dënuar me 25 vjet burgim, për vrasje me paramendin.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Paris, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Franca drejt Shqipërisë, shtetasi Bledar Mneri, 43 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, sepse ka vrarë me armë zjarri, shtetasin V. B., në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë.

Shtetasi Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës.


Shtuar 27.03.2023 15:02