Po shijonte kafen me armë zjarri në brez, arrestohet në lokal “bosi” në Durrës

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Uniformat blu bëjnë me dije se 34-vjeçari, banues në Kuçovë, u kap nga policia teksa po qendronte me armë zjarir në një lokal në lagjen “Perimore”, Sukth.

Njoftimi policisë

Sukth, Durrës/Finalizohet falë inteligjencës policore, operacioni i koduar “Klienti”, sekuestrohet 1 pistoletë.

I pajisur me armë zjarri, teksa qendronte në një lokal në Sukth, kapet në flagrancë dhe arrestohet 34-vjeçari.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posacme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”, në kuadër të të cilit u godit një rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Për këtë rast u arrestua shtetasi B. S., 34 vjeç, banues në Kuçovë.

34-vjeçari u kap në flagrancë, në një lokal në lagjen “Perimore”, Sukth, teksa mbante me vete një armë zjarri pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 30.06.2023 12:00