5 kura natyrale në kushte shtëpie për të qetësuar dhimbjen e veshit
Infeksionet, marrja e vazhdueshme e antibiotikëve, përdorimi i tepruar i kufjeve, dëgjimi i muzikës me volum të lartë, futja e ujit në vesh mund të na shkaktojnë dhimbje të forta dhe pse jo nga ato dhimbje të rrezikshme për shëndetin.Përpara se të gjeni shpëtim tek medikamentet, provoni disa trajtime natyrale në kushte shtëpie.

Kompresa të ngrohta. Një mënyrë për të qetësuar dhimbjen e veshit është aplikimi i kompresave të ngrohta.

Hudhër

Hudhra ka veti antibakteriale që lufton çdo burim të infeksionit në veshin tuaj. Ju mund të shtypni disa thelpinj hudhër t’i vendosni në një copë të pastër dhe me të të mbuloni veshin. Rrini shtrirë për 20 deri në 30 minuta.

Vaji i pemës së çajit

Një tjetër kurë natyrale është vaji i pemës së çajit, falë vetive antibakteriale, antiseptike, antifungal dhe anti-inflamatore që luftojnë burimin e dhimbjes së veshit.

Gjithashtu mund të përzieni vajin e pemëve të çajit me vaj ulliri para se të hidhnit disa pika në vesh.

Lëngu i qepës është gjithashtu një kurë shumë e mirë kundër dhimbjeve të veshit. Ajo që duhet të bëni është thjesht të merrni lëngun nga zierja e cipës së qepës dhe të hidhni disa pikaveshin e sëmurë.

Një tjetër zgjidhje e mundshme për dhimbjen e veshit është përdorimi i peroksidit të hidrogjenit. Hidhni disa pika ujë të distiluar në vesh dhe pas disa minutash anoni kokën që uji të dalë nga veshi. Sigurohuni që më pas të shpëlani veshin me ujë.
Uthulla e molles . Njësoj si me lartë dhe me uthullën e mollës do të procedoni njësojë.

Qëndroni në pozicionin shtrirë në anën e veshit të sëmurë për disa minuta për të lejuar uthullen e mollës të depërtojë thellë për të qetësuar çdo dhimbje

Shtuar më 02/10/2020, ora 17:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori