5 gjëra që i ndodhin trupin tonë, kur qeshim më shumë!
Kur qeshim, fillojmë të ndihemi menjëherë ndryshe dhe fytyra e muskujt fillojnë të kontraktohen. Të gjitha këto janë shenja që trupi ka filluar të marrë përfitime shëndetësore, madje dhe më shumë se sa ju kuptoni.

Ka 5 arsye pse duhet të qeshni më shumë:

1. Do filloni të digjni më shumë kalori

Nuk mund të prisni që me të qeshura, të digjni kaloritë e hamburgerit që sapo hëngrët, por sidoqoftë e qeshura do të japë kontributin e saj në humbjen e peshës.

Ndërsa qeshim, muskujt e barkut fillojnë të zgjerohen dhe kontraktohen, gjë që është shumë e ngjashme me atë që ndodh kur ju po bëni ushtrime për “muskuj barku”.

2. E qeshura ndikon në lehtësimin e stresit

Një e qeshur e mirë do ta lehtësojë stresin tuaj në moment. Gjatë procesit, rrahjet e zemrës do rriten dhe do ulen. Rezultati: Ju do ndiheni më të relaksuar dhe nivelet e stresit do jenë më të ulëta. E qeshura çliron kimikate “të ndjesive të mira”, që janë përgjegjëse për gjendjen tonë të humorit. Kjo do të thotë që pas një të qeshure, ju do ndiheni më mirë në përgjithësi.

3. Presioni juaj i gjakut mund të ulet

E qeshura mund të ndihmojë në rritjen e qarkullimit të gjakut. Kjo mund t’ju mbrojë disi nga problemet e zemrës. Përveç kësaj, hulumtimet kanë treguar se, në disa njerëz, e qeshura mund të ulë presionin e gjakut.

4. Do të merrni frymë më mirë

Ne e dimë se oksigjeni është jetik për trupat tanë. Frymëmarrjet e thella mund të na japin një sasi të mirë oksigjeni dhe një mënyrë interesante për ta bërë këtë, është përmes të qeshurit. Kur qeshim, mushkëritë tona hapen dhe ne mund të bëjmë frymëmarrje më të gjata, për t’i siguruar gjakut, oksigjenin që i nevojitet.

5. Do jeni në gjendje të përballeni më lehtë me dhimbjen

Nëse keni dhimbje ose ndiheni keq, përpiquni të gjeni diçka që t’ju bëjë të qeshë. E qeshura çliron qetësuesit natyralë të trupit dhe ju mund të ndiheni shumë më mirë më pas.

Këtu, kimikatet e “ndjesive të mira” luajnë një rol të rëndësishëm dhe ju ndihmojnë të përballoni jo vetëm dhimbjen mendore, por dhe atë fizike.
Shtuar më 25/12/2020, ora 16:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori