Mbijetuan 4 ditë nën rrënoja, dy motrat rrëfejnë tmerrin nga tërmeti në Turqi: Ishim aq të etura sa s’nxirrnim dot zë

Dy motra 22 dhe 20 vjeç përshkruan për Sky News momentet që jetuan të ngujuara për katër ditë nën rrënojat e banesës 7-katëshe në qytetin e Kahramanmaras derisa u shpëtuan ekipi turk dhe izraelit.

Zeynep dhe Elife Tzivi ishin në gjumë kur tërmeti me magnitudë 7.8 goditi orët e para të së hënës, më 6 shkurt.

“Nuk do të kisha mbijetuar pa Zeynep”.

“Isha me fat, kisha motrën time të madhe me vete. Ishim poshtë krevatit. Ishte ftohtë dhe ishim të frikësuara”.

Kur u pyet se çfarë ndodhi kur filloi tërmeti në Turqi, Elife përshkruan “ne menduam se do të dridhej për një kohë dhe do të ndalonte, por kjo nuk ndodhi. Ndërtesa filloi të rrëshqasë. E gjithë dhoma filloi të rrëshqasë.”

Sipas motrës së saj , Zeynep, vendimi që ajo mori kur kuptoi se ndërtesa do të shembej ishte vendimtar.

“Isha gati të shkoja në dhomën e nënës sonë. Ndalova dhe prita. Dëgjova zhurmën e shembjes së ndërtesës, kat më kat. Vazhdova të dëgjoja “bang, bang”. Atë moment unë e vendosa kokën e Elife nën krevat dhe rashë edhe unë nën të.”

Dy motrat e gjetën veten të bllokuar në një “xhep ajri” nën shtratin e Zeynep, por pa asnjë mënyrë për të dalë.

“Kishim hapësirë për të lëvizur majtas ose djathtas. Mund të ulesha kur më mpiheshin këmbët dhe të kthehesha anash”, përshkruan më e madhja për orët në rrënoja.

Temperaturat nën zero gradë Celsius gjatë natës – nuk kishin ushqim dhe ujë.

“Ditën e fundit, mendova se ky ishte fundi . Nuk mund të vazhdoja pa ujë. Nuk flija sepse kisha etje. Nuk lëvizja dot. Nuk kisha zë që të na dëgjonte dikush”, thotë Elife 20-vjeçare.

“Po i thërrisja nënës sime, a je mirë? dhe nuk dëgjoja asgjë. Ishte shumë keq”, përshkruan Zeynep. Nën rrënoja afër ishte dhe një burrë me foshnjën e tij.

Shpresa u shfaq në ditën e katërt, kur dëgjuan një shpëtimtar duke bërtitur.

“Kisha një krem në duar dhe fillova të trokas me tub. Burri poshtë gjithashtu filloi të bërtasë. Ishim bashkë në atë moment”.

“Dëgjova që më pyesnin emrin. Unë iu përgjigja “Elife”. Ishte një moment i pabesueshëm.

Zeynepai nuk kishte të njëjtin optimizëm.

“I thashë Elife-s “do të vdesim, a e kupton këtë?”

“Dhe pikërisht atëherë dëgjuam një tingull të ulët. Shpëtimtarët erdhën dhe thanë “mund të të dëgjojmë” dhe ne bëmë të pamundurën për të bërë një zë. Më në fund na nxorrën jashtë”.

Pyetjes së gazetares britanike nëse kjo përvojë do të ndryshojë jetën e tyre, Elife është përgjigjur:

“Mendoj se gjithçka ndodh në sekonda. Mund të jesh gjallë sot dhe të ikësh nesër. Unë do ta jetoj jetën time aq sa mundem”./Albeu.com/


Shtuar 16.02.2023 20:43