5 arsye pse dilni me djem që ngjajnë me ish-in
Kur vjen puna tek marrëdhëniet romantike, është e vërtetë që njerëzit kanë një “tip” specifik partnerësh me të cilin përshtaten. Kjo është e provuar shkencërisht. Pavarësisht sa toksike mund të jetë lidhja, truri dhe trupi i njeriut funksionojnë në mënyra të mistershme.

Këtë që thamë më lart, me siguri e keni hasur sa herë që e gjeni veten të dilni me dikë që ngjan me ish-in tuaj, me të cilin u ndatë pikërisht për diçka që s’e pranonit dot. Pse ndodh kjo? Pse vazhdojmë të dalim me njerëz, personaliteti i të cilëve ngjan me atë të ish-partnerit?

1. Sepse njerëzit priren të zgjedhin gjëra që i bëjnë të ndihen rehat dhe normal.

Edhe nëse një marrëdhënie e tillë nuk i përmbush apo është toksike, ata sërish do të takonin dikë të ngjashëm. E kundërta do t’i dukej totalisht e frikshme, diçka me të cilën nuk ishin familjarizuar më parë.

2. Kanë kaluar më pak se 3 muaj dhe ti ke filluar të dalësh?

Nëse do të ecësh përpara, merr kohën që të duhet për të kuptuar pse lidhja mori fund, çfarë kërkon nga vetja dhe partneri dhe cili do të jetë hapi i radhës.

3.Po përpiqesh të shërohesh nga e shkuara

Dhe pa filluar ende mirë marrëdhënia ke marrë përsipër riskun të lëndohesh sërish nga një njeri që ngjan me ish-in.

4. Ti mendon se e di se si gjërat do të përfundojnë kësaj here.

Mendon se e ke situatën nën kontroll bazuar nga çfarë ke përjetuar më parë, por jo. Gjërat mund të ndryshojnë atëherë kur më pak e pret.

5. Ish-i është thjesht tipi që “të ngjit” dhe pikë!
Shtuar më 22/07/2019, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori