5 arsye pse burrave u bie dëshira
Kur themi se ka rënë dëshira për seks, mendja, zakonisht, na shkon tek gratë. Por, dëshira për seks bie edhe tek burrat. Madje, janë me shumicë burrat që përjetojnë periudha kohore kur dëshira për seks ose libido u bie ndjeshëm. Kjo mund t’u duket e çuditshme, kur në popull zotëron ideja se burrat janë gjithmonë gati për seks. /shekulli/

Pse bie dëshira për seks tek burrat? Për këtë ka arsye të ndryshme:

1- Në disa burra influencojnë negativisht marrëdhëniet jo të mira me partneren.
2- Të tjerë mund të jenë duke kaluar një gjendje depresive që lidhet me punën.
3- Disa burra e humbasin dëshirën për seks nga ankthi i performimit (shqetësim për lojën seksuale) dhe këtë ankth e marrin me vete në shtrat.
4- Shkak për rënien e dëshirës për seks mund të jenë disa sëmundje që burri i ka dhe nuk i di.
5- Disa ilaçe që burri përdor, nga ato me recete ose pa recetë, mund ta tërheqin zvarrë dëshirën për seks.
Shtuar më 02/10/2011, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori