40 milion njerëz mund të vdesin nga turbekulozi deri në vitin 2050
Duhanpirësit janë rreth dy herë më shumë të predispozuar të marrin infeksion në mushkëri dhe të vdesin prej saj në krahasim me jo duhanpirësit tregon një studim amerikan.

Shumica e rasteve me turbekuloz janë në Afrikë, Mesdheun lindor dhe rajone të Azisë Juglindore. Përpjekjet globale për luftimin e kësaj sëmundjeje janë penguar nga rritja e duhanpirësve në disa vende.

Pirja e duhanit është një faktor i njohur rreziku për turbekulozin dhe mund të zvogëlojë aftësinë e mushkërive për të luftuar infeksionin.

Studimi i Universitetit të Kalifornisë parashikon ndikimin e pirjes së duhanit, duke përllogaritur se në të gjithë botën, ky ves mund të çojë deri në 40 milionë vdekje shtesë për shkak të tuberkulozit nga vitet 2010-2050. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2011, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori