4 situata që ulin mundësinë e një gruaje për të ngjizur një shtatzëni
Më poshtë do të gjeni disa këshilla të thjeshta se çfarë NUK duhet të bëni në mënyrë që të rrisni shanset për të mbetur shtatzënë:

Të stresoheni. Ndonjëherë të mbeteni shtatzënë mund të duket më tepër mundim sesa qejf. Përpiquni të mos stresoheni nëse nuk mbeteni menjëherë apo edhe pasi e keni provuar dy a tri herë. Madje, edhe në kushte tepër të favorshme, shanset për të mbetur shtatzënë janë rreth 50 për qind. Pjesa më e madhe e çifteve të shëndetshme, edhe pse kryejnë shpesh marrëdhënie të pambrojtura seksuale, e arrijnë shtatzëninë brenda një viti.

pini duhan. Duhani ndryshon mukozën e qafës së mitrës, e cila mund të pengojë bashkimin e spermës me vezën. Duhanpirja mund të rrisë rrezikun e abortit, ndikon për keq në peshën e fetusit, si dhe pengon zhvillimin e tij, furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Nëse pini duhan, kërkojini mjekut që t’ju ndihmojë të hiqni dorë prej tij para se të mbeteni shtatzënë. Për të mirën tuaj dhe të familjes, hiqni dorë njëherë e mirë.

pini alkool. Alkooli mund të ulë fertilitetin dhe nëse arrini shtatzëninë e dëshiruar, ai mund të jetë i dëmshëm për fetusin.

Të merrni mjekime pa miratimin e mjekut. Disa mjekime, madje edhe ato që mund të jepen pa recetë, mund ta vështirësojnë arritjen e një shtatzënie. Ndërsa ka mjekime të tjera, të cilat mund të mos jenë të sigurta, në rast se jeni shtatzënë.
Shtuar më 18/02/2020, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori