4 raste kur bizhuteritë janë shumë të dëmshme
Pëlqej
​Bizhuteritë janë të rëndësishme për femrat. Por, nëse nuk i zgjedhim siç duhet, mund të bëhen problematike. Ja disa gjëra që duhen marrë parasysh:

Vëthët shumë të mëdhenj

Bien shumë në sy, gjithsesi llapa e veshit pëson dëme pasi rrezikon të zgjatet shumë dhe madje edhe të çahet vrima e veshit dhe më pas do të duhej ndërhyrje nga kirurgu plastik për zonën e dëmtuar.

Bizhutë e lira

Edhe ata që s’janë alergjikë nga metalet e ndryshme duhet të evitojnë përdorimin e bizhuve tepër të lira, pasi një test i kryer në SHBA tregoi se më shumë se gjysma e bizhuve të analizuara përmbanin nivel të lartë toksinash dhe substancash kancerogjene, mes të cilave plumbi, kadmiumi dhe bromina.

Varëset e rënda

Me muskujt e qafës tashmë të zënë për të mbajtur peshën e kokës (që në përgjithësi shkon 4.5-5.5 kg) nuk është koha për t’i lodhur edhe më shumë duke vënë një varëse të rëndë, që për më tepër shkakton tension, dhimbje dhe dëme afatgjata.

Jakat e lidhura pas

Sidomos nëse keni gjoks të madh, kjo lloj jake nuk këshillohet, sepse e detyron qafën të marrë një pozicion jonatyral përpara, duke krijuar kështu tension muskular dhe dhimbje që shpërndahet në shpinë dhe në shpatulla.
Shtuar më 17/08/2018, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori