E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
4 pyetje që duhet t’i bësh vetes para se të falësh një tradhti
Duke qenë se jemi në një periudhë skandalesh që po burojnë nga klani i familjes Kardashian, na duhet të ndërgjegjësohemi disi për fenomenin e tradhtisë që i ka ndodhur dhe mund t’i ndodhë kujtdo.

Nëse do të dish a ia vlen të falësh një tradhti atëherë duhet që të sqarosh disa pikëpyetje me veten para se të marrësh vendimin final. Më poshtë keni 4 pyetjet që duhet të bësh para se të falësh një tradhti:


A është tradhtia e tij/saj e denjë për falje?

Nëse e doni me të vërtetë personin me të cilin jeni, atëherë duhet të dini nëse ia vlen t’i jepni atij një mundësi tjetër, pas asaj që ka bërë.

A është partneri juaj i denjë për falje?

Mendoni për partnerin thellësisht si një person, dhe pyesni veten nëse është i denjë për falje. Në parim, duhet të shqyrtojmë nëse është tipi i personit që tradhton gjatë çdo mundësie që i lind, ose nëse ka tendencë të tradhtojë vetëm një herë në një marrëdhënie, gjatë një momenti dobësie.

A ia vlen ta shpëtosh lidhjen?

Nëse partneri ju ka mashtruar vetëm një herë në një moment dobësie, ai mund të përfundojë duke u treguar besnik ndaj jush në një afat të gjatë. Vetëm koha do ta tregojë.

A e doni ende partnerin tuaj?

A është dashuria plotësisht e vërtetë? Nëse përgjigjja është po, atëherë patjetër duhet ta falni dhe t’i jepni një shans
Shtuar më 15/07/2019, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori