Gjatë Muajve të ftohtë të dimrit, era, acari e dëmtojnë shumë
lëkurën. mandej, përdorimi i produkteve të grimit mund ta përkeqësojnë edhe më shumë
lëkurën e thatë dhe të plasaritur.
Më poshtë do t'ju tregojmë disa produkte natyrale të cilat mund të përdoren për të pastruar dhe zbutur
lëkurën në këto ditë të ftohta.
-
Qumësht dhe mjaltë
I përzieni këto dy produkte bashkë në një enë. Yndyrat dhe acidi laktik tek qumështi janë shumë të mira për qetësimin e lëkurës së irrituar. Ndërsa majlti nuk është vetëm një zbutës për lëkurës, por ka edhe
veti antibakteriale dhe antifungale, që ndihmojnë për luftimin e baktereve në sipërfaqen e lëkurës.
Mund ta zbusni
lëkurën e thatë vetëm me
qumësht të ftohtë, duke njomur një copë në të dhe masazhuar fytyrën. Ose përgatisni një maskë me
qumësht dhe mjaltë.
- Vaj kokosi
Përveçse është një zbutës natyral, vaji i kokosit ka gjithashtu edhe
veti antibakteriale, antifungale dhe antivirale. Masazhoni me të fytyrën çdo ditë tani gjatë muajve të dimrit.
- Vaji i ullirit
Ka më pak shenja të plakjes tek njerëzit që konsumojnë vaj ulliri sesa tek ata që nuk konsumojnë. Kjo sepse vaji i ullirit është i pasur me polifenolë, një lloj përbërësi bimor me
veti antioksiduese.
- Çaji jeshil
Çaji jeshil ofron mbrojtje kundër rrezeve ultravjollcë në lëkurë. Kjo pije mund të shërbejë gjithashtu për largimin e akneve, skuqjeve dhe parandalon ekzemën./shendeti.com.al
Shtuar më 20/01/2017,
ora 12:05