4 fakte për ta parë me sy tjetër Halloween-in
Pavarësisht situatës së këtij viti dhe distancimit social, Halloween-i ka filluar të ndihet, të paktën virtualisht. Çdo vit e konsiderojmë si festë, si një arsye më shumë për të dalë (të maskuar ose jo), por ka disa fakte rreth kësaj nate që nuk janë dhe aq argëtuese.

Në fakt vetë 31 tetori përdoret shpeshherë si temë për skenarin e shumë filmave të ndryshëm horror dhe jo më kot. Këto janë disa nga faktet më të frikshme rreth Halloween-it, ditës kur zgjohen shpirtrat e të vdekurve dhe vrasësit serialë dalin rrugëve në kërkim të vitimave të tyre.

1-Maskat nuk janë thjesht për t’u argëtuar

Ndonëse tashmë maskimi është kthyer në një motiv më vete, duhet të dini se më parë ai bëhej për një qëllim shumë të fortë. Popujt paganë i përdornin ato për të trembur shpirtrat e këqinj. Ajo që nisi me lëkurën ose kokën e prerë të kafshëve, tashmë është kthyer në kostume sirenash apo Batman-i.

2-Nëse kafshoni një tortë dhe gjeni në të një gshtëz, atëherë kjo domethënë fat i keq në dashuri

Prej kohësh, torta e Halloween-it është bërë tradicionale për festën vetëm nëse brenda saj futej dhe një gishtëz metalike. Mirëpo, për zonjushat dhe djemtë të cilëve gishtëza u qëllonte në pjesën e tyre, kjo gjë s’ishte aspak shenjë e mirë.

3-Nëse ju ndodh që të jeni duke festuar në Gjermani, fshihini thikat

Edhe gjermanët e festojnë Halloween-in, por vetëm se ata e kosniderojnë si një formë nderimi për të vdekurit. Pjesë e kësaj tradite është dhe fshehja e thikave që gjenden në shtëpi me frikën se shpirtrat mund të kthehen në jetë dhe të lëndojnë dikë me mjetet prerëse që gjejnë rrotull.

4-Në Itali ju jepet mundësia të shikoni "Biskotat e të vdekurve"

Sigurisht që italianët kanë një recetë gatimi për çdo gjë, madje edhe për Halloween. Në këtë rast, ata përgatisin biskota në formë macaron të cilat i kanë quajtur Biskotat e të vdekurve.
Shtuar më 31/10/2020, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori