“Unë zorraxhinj s’dua në shtëpi”, reagimi epik i Sabianit pas romancës së Keisit me Kristin (VIDEO)

Hyrja e Keisit në Big Brother solli një situatë tjetër në shtëpi.

Banorja e re e shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me Kristin, e cila me sa duket do të zhvillohet në një lidhje romantike.

Ata puthen në faqen, përqafohen si të ishin të dashuruar. Sakaq dyshja nuk kanë dhënë ende puthjen në buzë.
Por mos harrojmë që Kristi ka të dashur jashtë shtëpisë.

Ajo reagoi dje në rrjetet sociale për marrdhënien e Kristin me Keisin.

Gjithashtu sot ka reaguar dhe Sabiani, babai i Keisit duke ironizuar me një video:

“Jo e ka vet ne dore , babi se kushtezon per asgje por vetem zorraxhinj nuk dua ne shtepi” thotë Sabiani në video.

@sabiani_original #fyp #viral ❌ E theksoj ❌ ZORRAXHINJ NUK DUA NE SHPI @Keisi Medini ♬ original sound – Sabiani


Shtuar 24.02.2023 17:21