3 vendet ku Facebook përdoret më shumë
Facebook është rrjeti social më i përdorur në botën e internetit. Mendohet se ka rreth 700-800 milionë persona të rregjistruar në këtë rrjet social, dhe sipas analistëve të "comScore" vendet ku Facebook përdoret më shumë janë: Filipine, Izraeli dhe Turqia.

Në Filipine internetin e përdorin 29.7 për qind e popullatës, ndërsa 93.9 për qind e tyre janë përdorues të rregullt të Facebook-ut. Izraeli ka 71.6 për qind përdorues të internetit, ku 91 për qind e tyre përdorin Facebook-un. Në Turqi 45 për qind e popullatës janë përdorues të internetit, dhe 90.9 për qind e tyre e përdorin Facebook-un. Ndërsa në Shqipëri, përdoruesit e Facebook janë më shumë se një milionë persona.
Shtuar më 26/05/2011, ora 13:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori