Goditën grupet kriminale të drogës në Elbasan, Policia: Mes të arrestuarve edhe biznesmenë

Policia e Shtetit doli sot në një konferencë për mediet për të dhënë detaje rreth megaoperacionit anti drogë që u zhvillua në qytetin e Elbasanit.

Policia tha se janë goditur disa grupe kriminale për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në total janë arrestuar 45, mes tyre drejtues dhe anëtarë të grupeve kriminale, 7 janë shpallur në kërkim.

Policia tha se mes të arrestuarve janë biznesmenë, persona me arsim të lartë të moshave nga 29 deri në 65 vjeç.

Në saj të operacionit të koduar “Rrjeti”, janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €. Të arrestuarit janë ndarë në disa grupe, 11 të arrestuarit kanë qenë të dënuarit edhe më parë për drogë. Kjo ishte faza e parë e megaopracionit anti drogë./albeu.com/


Shtuar 29.06.2023 11:15