3 sëmundjet që mbani larg nëse keni të pasme të mëdha
Pëlqej
Gratë me të pasme të mëdha, janë më të shëndetshme, krahasuar me të tjerat. Të paktën, kështu thonë studimet e kryera së fundmi. Pas kërkimeve të kryera në Qendrën e Oksfordit për Diabetin, Endokrinologjinë dhe Metabolizmin rezultoi se femrat, fundshpina e të cilave është më e madhe janë rezistente ndaj sëmundjeve kronike.

Kjo, për shkak se kanë gjasa të kenë nivel të ulët të kolesterolit dhe të prodhojnë më shumë hormone për të metabolizuar sheqerin.

Përveç kësaj, indet dhjamore që ndodhen tek pjesa e vitheve dhe kofshëve kapin grimcat yndyrore të dëmshme dhe kështu, shanset për sëmundje kardiovaskulare janë të pakta.

Shtatzënia dhe proçesi i lindjes gjithashtu do të jetë edhe më e lehtë për to, për shkak se vithet e mëdha e favorizojnë më shumë qëndrimin e rehatshëm gjatë proçesit dhe shmangin problemet me shpinën.

Gratë me një fizik kanë gjasa të mos vuajnë nga diabeti, por jo vetëm. Metabolizmi dhe shëndeti i mirë fizik tek vajzat me disa kilogram më tepër tek të pasmet shoqërohet edhe me shëndetin e mirë mendor. Rritja e nivelit të inteligjencës ndikohet nga sasia e yndyrnave e Omega 3 e cila kërkon fillimisht shtimin e disa kilogramëve.
Shtuar më 09/11/2018, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori