3 sekrete për zhdukjen e poreve të mëdha në fytyrë
Pëlqej
Do t'ua prezantojmë disa "ilaçe" natyrore për zvogëlimin e poreve tepër të mëdha në fytyrë.

QULLI ME SODË TË BUKËS

Përgatiteni një qull duke përzier 2 lugë të sodës së bukës me 2 lugë ujë. Më pas, këtë masë vendoseni në fytyrë dhe lëreni që të qëndrojë për 15 minuta, e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

UJI I TRËNDAFILIT ME LIMON DHE TRANGUJ

Qërojeni trangullin, e më pas shtypeni atë. Vendoseni në një enë, shtoni disa pika të lëngut të limonit dhe një lugë uji të trëndafilit. Më pas përziejeni mirë e mirë. Vendoseni këtë preparat në një leckë të pastër. Filloni që ta vendosni në fytyrë. Më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë..

MASKA NGA TË BARDHËT E VEZËS

Mund ta përgatitni maskën tuaj natyrore për fytyrë duke përzier të bardhët e dy vezëve me disa pika limoni. Lëreni këtë maskë në fytyrë disa minuta derisa të thahet. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo maskë natyrore largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe i mbyll poret, në të njëjtën kohe.
Shtuar më 18/08/2018, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori