Nuk harroi misionin e tij, kjo ishte porosia e fundit që Sabiani i tha në vesh Kristit, para se të largohet

Sabiani ishte i eliminuari i mbrëmjes së kaluar në “Big Brother VIP Albania”. Këngëtari la shtëpinë pas 10 ditësh qëndrimi e duket se nuk e priti aspak keq këtë vendim dhe doli i buzëqeshur. Pasi takoi banorët dhe vajzën e tij, Keisin, Sabiani në fund takoi dhe puthi në ballë Kristin.

“Mos u mërzit, e kemi në kontroll”- i tha Kristi Sabianit, fjali e cila i mbeti në mendje.

Kjo ishte edhe kujtimi më i bukur në rrugëtimin e tij; momenti kur përqafoi Kristin herën e fundit, të cilën e theksoi në studio.

Por Sabiani nuk iku pa i lënë edhe një porosi Kristit dhe siç tha në studio ai i tha: Kujdes me duart.

Pas daljes nga shtëpia, Sabiani u shpreh në studio se ai tha një të vërtetë kur foli për marrëdhënien mes Kristit dhe Keisit. Ai shtoi se është ndjerë komod dhe shumë mirë në shoqërinë e banorëve. Sabiani veçoi Luizin dhe Qetsorin, si dy banorë që ka kaluar momente shumë të mira.

Kujtojmë se Sabiani nuk ishte dakord për marrëdhënien e vajzës së tij me Kristin, ndaj vendosi të futej brenda shtëpisë. Mirëpo, atij i ndryshoi mendja rrugës, pasi i pa nga afër.