3 leksione të mëdha dashurie që gatë i mësojnë shumë vonë
Ndonjëherë nuk i mësojmë gjërat që me herën e parë. Sidomos kur bëhe fjalë për dashurinë, ku shpesh gabojmë sepse sytë na marrin formën e zemrave të kuqe. Dhe ndonjëherë i kuptojmë gjërat me shumë vonesë. Ja tre leksione të rëndësishme që shpresoj t’i kuptoni para meje:

Askush nuk është krijuar për të të dashur ty

Gjithçka që mund të bësh ti është të duash. Pjesa tjetër varet nga personi tjetër. S’kanë rëndësi përpjekjet për të dashur më shumë dhe për t’u kujdesur për një person të cilit nuk i provokon të njëjtat ndjenja reciproke. Por ky nuk është fundi i botës.

Po ta kisha ditur më parë, nuk do të isha sakrifikuar për të mirën e burrave që nuk do të ndryshonin kurrë. E kam marrë si personale nëse dikush nuk më pëlqente. Mendoja se diçka nuk shkonte mirë me mua.

Çdokush dashuron në mëyrën e vet dhe ndonjëherë nuk na jep atë që presim

Çdokush i shpreh ndjenjat në mënyrën e vet. Nuk mund t’i thuash dikujt se si të dojë. Dashuria është një reflektim i shpirtit të një personi. Mësoni ta pranoni dashurinë e tij ashtu siç është. Vlerësojeni dhe jini mirënjohëse.

Dashuria e pakusht nuk duhet të jetë vetëm për të tjerët, por edhe për ty

Dimë të duam në mënyrë të pakushtëzuar, por edhe të dënojmë e kritikojmë vetveten. Duhet filluar nga vetja: Duhet të mësojmë të duam veten në çdo formë, pastaj të tjerët. Por çështja është se mund të jemi versioni më i mirë i vetvetes duke dhënë arsyet maksimale për të dashuruar. Përndryshe, nuk i bëjmë dot të tjerët të ndiejnë diçka për ne. /living
Shtuar më 04/12/2020, ora 23:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori