Jo vetëm gjellë, receta me bamje që shëron sëmundjen shumë të përhapur

Në disa krahina të Shqipërisë së Mesme, sidomos në Trevat e Elbasanit, mjekësia popullore zonale rekomandon këtë recepturë mjekësore kundër diabetit të sheqerit: rreth 18-20 bamje të njoma, të freskëta ose të thata, hidhen në 1 litër ujë dhe zihen derisa mbetet 300-350 ml lëng. Ena e mbuluar lihet të kullojë për 10-15 minuta dhe jepet nga 1 filxhan kafeje çaji esëll në mëngjes deri në përmirësimin e gjendjes.

Bamja merr pjesë në përbërjen e preparatit të Institutit të Mjekësisë popullore të Shqipërisë: Species antidiabetica” të shfrytëzuar gjerësisht në vitet 1980-1996 edhe në ambulancën e parë e të vetme në Shqipërinë të drejtuar nga autori i këtij artikulli, në rrethin e Lushnjës, preparati “Species kundër diabetit” i përftuar nga përvoja e mjekësisë popullore shqiptare përmban: bar qerbashi mjekësor-25gr, gjethe boronice 10gr. gjethe hithre 10.5gr, gjethe arre 10.5 gr, lëvore fasule 10.5 gr, lëvore vidhi 10.5 gr, fruta bamje 10.5 gr dhe maja gjethe të manaferrave 10.5 gr. Specie antidiabetike efikase dhe pa fenomene anësore.

Bamjet shërbejnë si perime të rëndësishme në teknologjinë e konservimit të perime zarzavateve. Për tharje më të përshtatshme janë bamjet e njoma që nuk kanë formuar akoma fara, pa dëmtime dhe njolla. Ato mbasi të lahen mirë, u pritet maja dhe bishtaa me qëllim që të mos nxihen gjatë tharjes, zhyten për 1-2 minuta në ujë¬valë dhe kalohen në vargje dhe vendosen për tharje në vende të ajrosura me diell. Në tharëse bamjet thahen për 3-3 ½ orë në temperaturë 60° C.

Bamjet e thata nuk duhet të përmbajnë më shumë se 12% lagështirë. Mesatarisht nga 100 kg bamje të njoma fitohen rreth 11-12kg bamje të thatë. Bamjet ambalazhohen në arka të veshura në letër celofan (varak) dhe ruhen në vende të thata./gazetashendeti


Shtuar 27.07.2022 17:07