Kësaj here me të vertetë, Ilir Shaqiri martohet nesër dalin detajet e dasmës (FOTO LAJM)

Ilir Shaqiri dhe Emanuela do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një moment magjik, cermoninë e martesës së tyre të cilën kanë vendosur ta bëjnë në bregdetin e Durrësit.

Sipas burimeve dasma e tyre po organizohet nga komapania e eventeve nga Ami dhe Ermali, të cilët po përgatisin të gjithë detajet për këtë ditë të rëndësishme për familjen Shaqiri e cila do të zhvillohet nesër.

Gjithashtu burimet bëjnë me dije se këngëtarëtarët të cilët do të jenë pjesë e dasmës së Ilirit dhe Emanuelës janë dy emra shumë të suksesshëm dhe të dashur për publikun, Gena dhe Orgesa Zaimi, ku do të këndojnë muzikë popullore dhe të lehtë.

Çifti nuk ka zbuluar asnjë detaj më tej rreth ceremonisë së dasmës së tyre e cila do të mbahet nesër në bregdetin e Durrësit, duke e lënë gjithçka surprizë.