Kasano shpërthen ndaj Barelas: Na ke çarë k***, të duket vetja Zidane

Zënka mes Romelo Lukakut dhe Nikolo Barelas gjatë ndeshjes Sampdoria-Inter, duket se nuk ëhstë përtypur mirë nga ana e ish-yllit zikaltër dhe kombëtares italiane, Antonio Kasano.

Duke folur për “Bobo TV”, Kasano nuk është kursyer në kritika ndaj Barelas, i cili është një titullar i paprekshëm për momentin te Interi. “Në pushim të ndeshjes unë do ta kisha marrë mënjanë dhe do t’i kisha thënë “ik zhduku”.

Vazhdon të hapë krahët, na ka çarë k*** tre apo katër herë dhe Lukaku e bëri të heshte. I duket vetja se është ZIdan apo Iniesta. Nuk bën një pasim, vrapon para dhe mbrapa dhe ankohet gjithmonë. Dhe pastaj kërkojnë katër, pesë apo 10 milionë. Mjaft më!”, ishte shpërthimi i Kasanos kundër mesfushorit të Interit dhe përfaqësueses italiane.


Shtuar 14.02.2023 17:15