Masakra me 9 viktima në shkollën në Serbi, autori i mitur planifikoi vrasjet 1 muaj më parë: I qëllova se jam psikopat

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në lidhje me maskarën në shhkollën fillore këtë mëngjes në qendër të Beogradit në Serbi.

Kujtjmë se një 14-vjeçar vrau me armë zjarri rojen e shkollës, 8 nxënës ndërsa plagosi mësuesen e historisë dhe 6 nxënës të tjerë.
Autori i mitur u arrestua në oborrin e shkollës. Atij u vunë prangat dhe një xhaketë në kokë që të mos dallohej fytyra. Siç raportojnë mediat, ai nuk i rezistoi arrestimit.

Në momentin e arrestimit 14-vjeçari tha: “I qëllova sepse jam psikopat”. Disa orë pas ngjarjes tragjike ministri i Arsimit Branko Ruzhiç dhe Ministrja e Shëndetësisë Danica Grujiçiq i janë drejtuar publikut në një konferencë të jashtëzakonshme.

Shefi i departamentit të policisë së qytetit të Beogradit, Veselin Miliç, tha se krimi ishte përgatitur që prej një një muaji dhe se Keçmanoviç (atentatori 14 vjeçar), i cili vrau fëmijë dhe rojen, kishte gjetur lista me emrat e studentëve që kishte për qëllim t’i vriste.

Ministri Ruzhiç kërkoi një minutë heshtje në fillim të konferencës për të gjithë ata që humbën jetën në tragjedinë e mëngjesit të sotëm.

“Shpreh keqardhjen time më të thellë për tragjedinë më të madhe që i ka ndodhur Serbisë në historinë e fundit. Fatkeqësisht tetë fëmijë kanë humbur jetën si dhe një pjesëtar i sigurimit të shkollës, ndërsa nxënësit e lënduar dhe mësuesja janë shtruar në spital. Askush nuk mund t’i kthejë fëmijët te prindërit e tyre. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 08:40 kur një nxënës i klasës së shtatë ka kryer këtë akt, për herë të parë në Serbi. Unaza e sigurisë që është e standardizuar dhe e parashikuar për shkollat ka qenë edhe sot në mëngjes. I jam mirënjohës punonjësve tanë shëndetësorë që kanë ndihmuar të gjithë ata që janë të shtruar në spital dhe që marrin ndihmë mjekësore. Gjashtë fëmijë u shtruan në spital dhe një mësues. I jam mirënjohës edhe për guximin e mësuesve që e parandaluan këtë tragjedi”, tha ministri Ružiç.

Ai shtoi se është thirrur një ekip psikologësh për të mbështetur nxënësit dhe prindërit në këtë periudhë traumatike që i përcjell të gjithë.

“Është e paimagjinueshme se si ishte për ata fëmijë që e përjetuan atë frikë”. Qeveria ka marrë vendim për tre ditë zie në të gjithë territorin e Serbisë, duke filluar nga e premtja deri të dielën. Për shkak të kësaj ngjarje të ndodhur mëngjesin e sotëm, mësimi do të ndërpritet sot në turnin e pasdites dhe nuk do të mbahet. Nga nesër mësimet do të nisin me një minutë heshtje. “Serbia është gjithashtu, për fat të keq, pjesë e gjithçkaje ku gjëra të tilla ndodhin gjithnjë e më shpesh”, tha ai./albeu.com/