23 prilli, Dita Botërore e Librit
Sot shënohet dita Ndërkombëtare e Librit. Lidhja e datës 23 prill me librin, shënohet nga disa botues spanjollë në vitin 1923, të cilët nderuan shkrimtarin e madh Migel de Servantes.

Në vitin 1995, UNESCO vendosi që këtë ditë ta shpallë “Ditën Botërore të Librit dhe të së drejtës së autorit”, në mënyrë që të promovonte leximin, botimin dhe të drejtat e autorit.

Që prej këtij momenti, vende të ndryshme të botës e festojnë në mënyra nga më të veçantat Ditën Botërore të Librit.

10 librat më të mirë të të gjitha kohërave:

“Ana Karenina” nga Leon Tolstoi

“Zonja Bovari” nga Gustav Flober

“Lufta dhe Paqja” nga Leo Tolstoi

“I madhi Getsbi” nga F. Skot Fitsxherald

“Lolita” nga Vladimir Nabokov

“Middlemarch” nga Xhorxh Eliot

“Aventurat e Hakërrbei Finit” nga Mark Tuein

“Hamleti” nga Uilliam Shekspir

“Novelat e Çehov” nga Anton Çehov

“Në kërkim të kohës së humbur” nga Marsel Prust. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2013, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori