Flamurtari ul në pankinë një brazilian

“Duhet të vazhdoj, pasi i detyrohem fanellës, historisë, qytetit. Do jap kontributin tim në masën që do të më kërkohet. Nuk e di nëse më tej do të operohet ndryshe dhe do kërkohet zëvendësimi im. Do e mirëpres pa asnjë diskutim nëse ndodh”.

Kjo është deklarata e Luan Birçe, trajnerit që pasoi Dritan Sadedinin te Flamurtarin, pas ndeshjes që Flamurtari humbi në kryeqytet me Tiranën. Vlonjati qartazi ishte shprehur se do ta hapte krahun, nëse klubi do ta mendonte diçka të tillë.

Tashmë duket se te Flamurtari e kanë ndarë mendjen dhe do të ketë ndryshime, duke nisur nga trajneri. Sipas Panorama Sport, në kampin kuqezi kanë menduar që t’ia besojnë stolin brazilianit Marcelo Troisi. I ardhur në Shqipëri fillimisht si menaxher, ai ka drejtuar Kukësin dhe Laçin, si dhe disa ekipe të ndryshme në Greqi.

Flamurtari pritet të bëhet ekipi i radhës që i beson pankinën Troisit, nëse do të bihet dakord për të gjitha detajet. Edhe më parë palët kanë biseduar, por nuk u ra dakord për të bashkëpunuar. Tani thuhet se firma është shumë pranë.


Shtuar 5.01.2020 14:06