E FUNDIT/ Merr flakë autobusi në autostradën Tiranë-Elbasan, bllokohet aksi rrugor
20 këshilla për të patur një trup perfekt gjatë gjithë verës
Ekspertja e dietave Juliette Kelloë, ka 20 mënyra të reja se si të humbni peshë dhe të formësoni trupin, për pushimet verore në plazh. Dëshironi të keni forma të përkryera, por pa mbajtur ndonjë dietë? Këtë tani mund të bëni nëse zbatoni 20 këshillat e doktoreshës Kelloë, e cila ka hulumtuar për mënyrat e lehta nëse dëshironi të jeni një ‘top plazhe’, por të keni trupin ideal.

1. Mbushni një pjatë të madhe me drithëra…
Shumicën e kohës, thuhet se duhet të hamë më pak, por sipas një studimi të Penn State University, nëse hamë vetëm drithëra për mëngjes, atëherë, duhet të jetë një sasi më e madhe. Studimi tregon se, nëse sasia e drithërave është më e madhe, ndihmon në humbjen e kalorive, më shumë se një sasi e vogël. Përfitimitrupin për plazh: Ndryshoni mënyrën e sasisë dhe trupi juaj, do të fillojë të humbë kalori, duke u formësuar në mënyrë më të mirë.

2 Por duhet të mbyllni televizionin kur jeni duke ngrënë
Keni mundësi më të mira që të keni trup më të mirë, nëse dëgjoni radion. Një studim i bërë me 6.500 të rritur, ka treguar se derisa ushqehen dhe shikojnë televizion, nuk i kushtojnë rëndësi ushqimit, duke shtuar kështu shanset për mbipeshë. Përfitimitrupin për plazh: Mbani një ditar se ç’ka po hani. Për shembull, nëse reduktoni një copë bukë, pak gjalpë dhe mjaltë ju mund të humbni 140 kaloni në ditë.

3. Bëni përzgjedhje më të mirë të ushqimit
Sipas Universitetit të Cornell, ne zgjedhim ushqimin e parë që e shohim në meny të restorantit, apo në frigorifer. Në një anketë të bërë, 86% kanë zgjedhur frutat kur u janë ofruar së pari, kurse 55% kanë zgjedhur kur i është ofruar në fund. Përfitimitrupin për plazh: Shikoni përreth dhe shikoni mirë se çfarë mund të keni më të shëndetshëm për të ngrënë, e mos e merrni ushqimin e parë që ju vjen te dora. Nëse e zgjidhni një pjatë me më pak yndyrë, në krahasim me tjetrën që ka shumë yndyrë, mund të evitoni shumë lehtë 300 kalori në ditë.

4… dhe vendoseni në tabaka

Sipas të njëjtit universitet, ushqimin duhet të vendosni në tabaka, pasi ata që e mbajnë vetëm pjatën, kanë mundësi të marrin me vete vetëm edhe desertin, e jo sallatën. Në tabaka ka vend më shumë dhe mund të merrni gjerat e shëndetshme edhe nëse nuk do ti konsumoni. Përfitimitrupin për plazh: Nëse e ndërroni desertin që sjellë 400 kaloni me sallatën që ju sjellë 30 kalori, dallimi në trupin e juaj, do të jetë ndryshe brenda muajit.

5. Merrni probiotik në baza ditore
Femrat që janë dobësuar duke përdorur probiotik, kanë humbur pesë kilogram në 12 javë, dy kilogram më shumë se ato që nuk kanë përdorur, është zbulimi që ka bërë Universiteti i Qubeck në Kanada. Përfitimitrupin për plazh: Zgjidhni probiotikun e duhur, që bën balancimin e baktereve në zorrë, në krahasim me atë që pretendon se është shumë më i shëndetshëm.

6. Hani ushqime më të forta

Të rriturit janë më shumë të prirë, të hanë ushqime të buta, në krahasim me ato të forta, ka zbuluar një hulumtim i Universitetit të Floridës. Mirëpo nëse hamë ushqime të forta, trupi ynë gjatë përtypjes shpenzon rreth 50 kalori, që në baza javore është mbi gjysmë kilogrami. Përfitimitrupin për plazh: Meqenëse pjesa e belit gjithmonë vihet në pah kur jemi në plazh, zëvendësoni ushqimet e buta, me ato që janë më të forta. Për shembull zgjidhni mishin copë, ndërsa largoni mishin e grirë, e njëjtë veproni kur zgjidhni mes bananes apo mollës, dhe bukës dy herë të pjekur me bukën normale.

7. Qëndroni në humor të mirë
Hulumtuesit në Institutin e Delaëere, kanë ardhur në përfundim se personat që janë të disponuar kanë më shumë mundësi që të zgjedhin ushqimin e shëndetshëm, ndërsa ata që nuk janë në disponim nuk zgjedhin fare. Përfitimitrupin për plazh: Nëse hiqni dorë çdo ditë nga një kroasant me xhem, ju keni shpëtuar nga 250 kalori në ditë, që i bie afro gjysmë kilogrami në muaj. Andaj mundohuni të disponoheni me gjëra të tjera që ju bëjnë të lumtur, si dëgjimi muzikës, shëtitjet në diell apo mahitë me shokë.

8. Bëhuni të vëmendshëm me ushqimet e shëndetshme
Një studim i ri, tregon se pothuajse të gjithë të rriturit, sapo e shohin mbishkrimin ‘e shëndetshme’ më nuk e lexojnë përmbajtjen e ushqimit. Kjo nuk do të thotë se gjithmonë këto ushqime janë të shëndetshme dhe nuk bënë të zgjidhet porcioni më i madh. Përfitimitrupin për plazh: Gjithmonë shikoni përshkrimin e kalorive, pasi përmbajtja mund të ju mashtrojë. Më pak yndyrë, për shembull do të thotë më shumë sheqer, andaj më mirë veproni në mënyrën e rregullt.

9. Përdorni parfum
Kur nuhasim e erën e mishit, bukës, supës apo çokollatës na shtohet apetiti, në krahasim me aromat tjera siç është ajo e pishës, apo e barit të prerë, që e bënë të kundërtën. Përfitimitrupin për plazh: Kur nuhasni ushqim, ndizni qirinj aromatik, vendosni parfum në trup dhe në dhomë, apo përdorni mjete higjienike, në mënyrë që të shpërqendroheni nga ushqimi.

10. Lëshoni gotën në tavolinë kur e mbushni me verë
Në Universitetin e Ajovës, kanë ardhur në përfundim se nëse e zbrazim verën në gotën që e mbajmë në dorë, e mbushim 12% më shumë, se sa në gotën që është në tavolinë. Njëjtë ndodhë edhe me formën e gotës, pasi gotat e gjata, mjafton të mbushet më pak, në krahasim me gotën rrumbullakët. Përfitimitrupin për plazh: Vendosni gotën në tavolinë kur e zbrazni verën, pasi me 12% më pakë ju keni evituar 20 kalori për një gotë, që në baza mujore është një gjysmë kilogrami.

11. Mendoni sikur çdo dite të jetë e hënë
Në fillim të javës, gjithmonë jemi më të vëmendshëm dhe kujdesemi që të respektojmë dietën, ndërsa kjo ndodhë në 80% të rasteve. Përfitimitrupin për plazh: Mbani shënime se sa respektoni mënyrën e të ushqyerit në ditën e parë të javës dhe krahasoni me ditët tjera. Ju mund të evitoni mbi 500 kalori, që është afro dy kilogram në muaj.

12.Kujdesuni që të hani perime bishtajore
Studimi i Universitetit të Luizianës, tregon se personat që hanë perime bishtajore, kanë për dy numra rrobat më të vogla, se sa ata që nuk hanë. Mundësi që të vujanë nga mbipesha, kanë për 53% më shumë, personat që nuk përdorin perime bishtajore. Përfitimitrupin për plazh: Vendosni perime bishtajore në sallatë, sepse kanë më pak kalori se misri, djathi apo gjëra të ndryshme të pjekura. Nëse veproni kështu, për 30 ditë, mund të evitoni gjysëm kilogram.

13.Reduktoni kripën
Ushqimet që i marrim me vete nga restoranti, si picat apo produktet e pastiqerisë, janë të mbushura me kripë dhe me shumë kalori. Për këtë duhet të kemi kujdes sepse ushqimet me kripë, shkaktojnë shtim në peshe dhe në numrin e veshjes. Përfitimitrupin për plazh: Hiqni dorë menjëherë nga ushqimet me shumë krip, e posaçërisht ato që kanë shumë kalori. Në vend se të hani një pako çipsa të kriposura me 260 kalori, merrni shkopinj të shëndetshëm karote, që brenda muajit, t keni gjysmë kilogrami më pak.

14. Fokusohuni në drekën që hani
Universiteti i Birmingham, ka ardhur në përfundim se femrat që nuk hanë drekën si duhet, në 30% të rasteve hanë grisini dhe gjëra të tjera më vonë. E kjo do të thotë, 30% më shumë kalori. Përfitimitrupin për plazh: Ndaleni telefonin, televizionin dhe kompjuterin, e fokusohuni 100% në gjellën që hani. Reduktoni më pas 100% gjërat tjera që hani, në mënyrë që të mos shtoni një kilogram më tepër në muaj.

15. Merrni rreze dielli në mëngjes
Njerëzit që i ekspozohen rrezeve të diellit në mëngjes, kanë më shumë përparësi se ata që shfrytëzojnë këtë ngrohtësi pasdite, sepse drita e rregullon qarkullimin e gjakut, gjë që ndikon direkt në metabolizëm. Përfitimitrupin për plazh: Njeriut i mjafton vetëm gjysmë ore diell në ditë, mirëpo sa më shumë diell aq më mirë. Dilni për shëtitje në mëngjes, apo bëni xhiro me biçikletë dhe digjni nga 250 kalori për 30 minuta. Kjo ju ndihmon të hiqni nga një kilogram në muaj.

16. Vëni mëlmesa në ushqim
Studiuesit në Universitetin e Kolorados, kanë vërtetuar se nëse shtoni mëlmesa si organo, hudhra, qepa apo speca djegës ju mund të zëvendësoni ushqimet me yndyrë, me ushqime të shëndetshme dhe të keni të njëjtën shije. Kështu ju mund të hani një pjatë që ka 295 kalori, në krahasim me origjinalin që ka 610 kalori, duke e kursyer kështu vetën nga 215 kalori më shumë. Përfitimitrupin për plazh: Bëni një eksperiment në kuzhinë. Largoni ushqimet e yndyrshme, duke marrë ushqim të shëndetshme me shumë mëlmesa. Me 215 kalori më pak në çdo shujtë, e keni ‘qerasur’ vetën me një kilogram më pak në muaj.

17. Mos hani si të tjerët – përpos nëse është e shëndetshme
Universiteti i Liverpulit, ka ardhur në përfundim se ne jemi të prirë të zgjedhim ushqimin e njëjtë, sikur shoqëruesit tanë. Fat i mirë nëse kemi dikë që ushqehet shëndetshëm, por nuk ndodhë e njëjta me ata që zgjedhin ushqime me shumë kalori. Përfitimitrupin për plazh: Mos shikoni se ç’farë po hanë të tjerët. Porositni i pari nëse jeni në një grup, duke u bazuar në ushqimin e shëndetshëm, e është mundësi e mirë që të tjerët të ndjekin shembullin tënd.

18. Shoqërojuni me njerëz truphollë
Nuk po themi se duhet të injoroni njerëzit e plotë, por shoqërimi me njerëz të hollë, ju mundëson që të arrini më shpejt trupin e dëshiruar për plazh. Nëse shoqërohemi me njerëz të plotë, do të filloj të ju duket normal shtimi në peshë dhe më nuk do të mendoni për humbje peshe. Përfitimitrupin për plazh: Kaloni më shumë kohë në palestër dhe vende të tjera ku kryhen ushtrime fizike, sepse aty ka më së shumti njerëz me trup të hollë. E në të njëjtën kohë, digjni kalori duke ushtruar.

19. Bëhuni mbretëreshë e kalorive kur hani jashtë
Shumë dyqane të ushqimit të shpejtë, tashmë kanë edhe përshkrimin se sa kalori përmban pjata, andaj nëse kujdeseni mirë, mund të kurseni 215 kalori duke porositur ushqime më të lehta. Përfitimitrupin për plazh: Gjithmonë kujdesuni për kaloritë në ushqime, duke porositur opsionet që kanë më pak.

20. Largoni joshjen nga pija
Universiteti i Birmingamit ka ardhur ën përfundim se njerëzit që mbajnë dietë, nuk mund ti rezistojnë joshjes nga pija gjatë mbrëmjes. Kjo është një lajm i keq për vijën e trupit, sepse një gotë verë, ka 250 kalori.

Shtuar më 25/06/2019, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori