20 gjërat që harrojmë më shpesh
Nëse shpesh e kritikoni veten se jeni “harraq”, atëherë herës tjetër duhet të jeni më tolerant! Kjo pasi të gjithë harrojnë shumë gjëra gjatë një dite të vetme, nuk jeni vetë ju.

Nga një anketë del se më shumë se gjysma e njerëzve shpesh harrojnë sepse tentojnë të bëjnë sa më shumë gjëra në një kohë sa më të shkurtër, derisa një e katërta mendojnë që kanë marrë shumë detyra apo përgjegjësi mbi vete.

Problemi përkeqësohet me moshë, pasi numri i gjërave që i harrojmë dyfishohet në pleqëri. Mesatarisht çdo ditë njerëzit harrojnë pesë gjëra që është dashur t’i kryenin.

Rreth 12 % e njerëzve çdo fundjavë zgjohen si një ditë normale pune kjo pasi harrojnë të heqin alarmin që i zgjon. /albeu.com/


20 gjëra që i harrojmë më shpesh:


1. Të kthejmë telefonatën

2. Të përgjigjemi në e-mail

3. Emrat e njerëzve

4. Të urojmë ditëlindjen

5. Të mbushim telefonin

6. Passëordet

7. Të nxjerrim mishin nga ngrirja

8. Të ujisim lulet

9. Të marrim letrat nga printeri

10. Të hedhim mbeturinat

11. Të lajmë rrobat

12. Të fikim alarmin

13. Të marrim me vete ushqimin në punë

14. Çelësat

15. Syzat

16. Kuletën

17. Përvjetorët

18. Të lajmë duart

19. Ku e kemi parkuar makinën

20. Ku kemi lënë diçka në shtëpi
Shtuar më 10/11/2011, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori