I mori pistoletën babait/ 14-vjeçari vret rojën e shkollës në Serbi, plagos pesë nxënës

Një nxënës ka vrarë rojen e shkollës në Beograd. Ngjarja e rëndë ka nodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë fillore në qendër të Beogradit.

Mediet serbe raportojnë se si pasojë e të shtënave janë plagosur gjithashtu edhe pesë nxënës.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një klase, ku një 14 vjeçar ka hapur zjarr. I mituri, nxënës I klasës së shtatë është arrestuar.

Sipas medieve vendase 14-vjeçari kishte marrë armën e babai për të kryer krimin e rëndë. . Nxënësit e plagosur janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekëosre. Njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të ambulancës dhe një numër i madh policësh./albeu.com/


Shtuar 3.05.2023 10:40

Tags: