2 minuta në ditë për të shpëtuar martesën
Nëse jeni shumë të zënë me punë dhe nuk keni mundësi të kaloni kohë me partnerin apo bashkëshortin/en, mos u shqetësoni. Edhe nëse ekziston mundësia që marrëdhënia të rrezikohet, mjaftojnë vetëm dy minuta në ditë, për të rregulluar çdo gjë. Një përqafim i vogël. “Lini partnerin t’ju tregojë atë që do dhe dëgjojeni”,-thotë Michele Weiner-Davis, autore e librit "Divorce Busting". Sipas saj, duhet të respektoni mendimet dhe ndjenjat e tjetrit. Mundohuni të mos paragjykoni. Mund edhe të mos flisni dhe ai përqafim, në mënyrë magjike të rregullojë gjithçka. Pasi të kalojnë këto dy minuta, flisni për diçka tjetër. Mundohuni të ndërroni rolet në ditë të ndryshme. Dashurinë, lëreni për një orar tjetër.
Shtuar më 02/10/2013, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori