Klitschko: Putin i tregoi “gishtin e mesit” OKB-së me sulmin raketor

Sulmet me raketa ruse në Kiev gjatë një vizite të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, ishte një përgjigje e Putinit duke i treguar “gishtin e mesit” atij, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Moska ka konfirmuar se shënjestroi kryeqytetin mbrëmë, duke përfshirë një fabrikë të prodhimit të raketave. Pot nuk ka  komentuar goditjen në një ndërtesë banimi në të cilën mbeti i vrarë një person./albeu.com


Shtuar 29.04.2022 14:49