15 ushqimet që shkatërrojnë përditë lëkurën tuaj
Baza e një lëkure të mirë qendron tek një ushqim i mirë.

E kundërta? Tek një stil jo i mirë i të ushqyerit.

Neps ju rendit më poshtë 15 ushqime të cilat duhet t’i konsumoni gjithnjë e më pak, për të patur një lëkurë të shëndetshme e të ndritshme për një kohë të gjatë.

Donuts

Përmbajnë jashtë mase sheqer, prandaj janë të dëmshme për lëkurën tuaj.

Pijet e gazuara

Gazi dhe sheqeri i tepërt që gjendet tek këto pije shkatërron kolagjenin, proteinën që e ndihmon lëkurën të duket mirë.

Ushqimet e skuqura

Kanë një ndikim negativ në qarkullimin e gjakut dhe kjo dukshëm do të manifestohet edhe në lëkurën tuaj.

Alkooli

Ka efekt diuretik duke nxjerrë kështu jashtë trupit lëngje të konsiderueshme. Njëkohësisht acaron lëkurën dhe aknet (nëse keni).

Orizi i bardhë

Nuk është tërësisht i pashëndetshëm por nëse shoqërohet më përbërësit e gabuar, ju shkakton probleme me tretjen.

Karamelet

Sheqeri i përpunuar tek këto produkte dëmton lëkurën tuaj duke shkaktuar inflamacion.

Patatina të kripura

Kripa e tepërt shkakton mbajtjen e ujit në trup. Kjo do të jetë një bezdi për ju që do e ndjeni madje edhe tek lëkura.

Kafeja

Kafeja është një portë e hapur për shumë probleme të lëkurës. Ajo dehidraton lëkurën tuaj. Kafeina ndërpret gjumin dhe kjo do të manifestohet në lëkurën tuaj.

Kokoshkat në teatër

Një kuti e madhe, nga ajo që ju shkon syri sapo shkoni në kinema, ka plot 1000 kalori. Shtoji kësaj sasinë e kripës dhe cilësisë së gjalpit ajo vajit me të cilin janë gatuar, efektet negative në lëkurë janë të mëdha.

Mishi i procesuar

Duke qenë se përmbajnë konservantë, konsumojini sa më pak dhe pini shumë ujë pasi t’i keni ngrënë ato.

Buka e bardhë

Buka e bardhë është e njohur për të përkeqësuar fytyrën tuaj.

Salcat

Janë të pasura në kripë, sheqer, konservues dhe në thelb nuk kanë asgjë të shendetshme. Konsumojini në porcione shumë të vogla.

Çajërat e ëmbëlsuar

1 gotë çaji e ftohtë që blihet e gatshme, përmban deri në 10 lugë sheqer. Llogaritë e efekteve tek lëkura, i bëni vetë.

Majoneza

Yndyra e lartë mund të manifestohet me një lëkurë të skuqur dhe të irrituar.

Pijet energjike

Këto pije ju premtojnë energji, por në të vërtetë ju bombardojnë me sheqer, kafeinë dhe me stimulantë të tjerë.
Shtuar më 23/07/2019, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori