12 mënyra që ju bëjnë të lumtur menjëherë
Lumturia nuk është destinacion, është rrugëtim. Gjatë këtij rrugëtimi duhet të kemi parasysh këto këshilla.

1.Mendo se çfarë të bënë të lumtur?
Cila është ajo gjë që realisht të fal këtë ndjesi. Mendo për ngrohtësinë e shpirtit, mendo për ato momente që je ke ndjerë vërtetë lumturi, dhe vëri qellim vetës ti përjetosh përsëri.
Pavarësisht nga situata, ti je i lirë të zgjedhësh nëse do të shohësh të mirën apo të keqen tek një person, ta përballosh mirë apo keq diçka që vjen papritur, ose që del jashtë kontrollit. Kuptojeni fuqinë e këtyre zgjedhjeve.

2. Shprehni vlerësimin tuaj
Zgjohuni në mëngjes dhe jini mirënjohës. Po merrni frymë, po jetoni, dhe kaq mjafton për të kuptuar aftësinë e gjërave që mund të bëni dhe vendimeve që mund të merrni. Duhet të jeni falënderues për dikë që ju do për atë që jeni. Falënderues ndaj prindërve që ju duan pa kushte, mirënjohës ndaj një të huaji që ju hap një derë, që ju jep një dorë. Shikoni përreth dhe vëreni sa të bekuar jeni.

3. Bëni diçka të mirë por pa pritur që t’ju kthehet
Mënyra më e mirë për të treguar zemërgjerësinë tuaj është që të bëni një ndër, një dhuratë, por pa pritur asgjë në këmbim. Prsh, vendosini një lule të tavolina kolegut që keni ngjitur. Bëni bamirësi për diçka që ju besoni se ka vërtetë nevojë, por pa vënë emrin tuaj.

4. Bëjë një veprim jo egoist
Shpesh pa e kuptuar në bëjmë gjëra për njerëzit dhe e dimë që dikush do të përfitojë nga kjo. Ne të gjithë e dimë këtë, pavarësisht nëse kjo gjë vihet në dukje ose jo. E rëndësishme është që ti kujtojmë vetes motivin e vërtetë të kësaj gjëje që po bëjmë. Është e habitshme se sa mirë ndihesh kur bënë diçka për dikë, me gjithë zemër dhe i kushton gjithë vëmendjen, pavarësisht sesa gjëra të tjera të rëndësishme ke për të bërë. Mirësia duhet demonstruar sa me shume.

5. Ushtrime fizike
Nuk është sekret që ushtrimet fizike janë vërtetë të mira për shëndetin, por edhe për të çliruar energjitë negative. Por kjo nuk do të thotë që duhet të vraponi 10 km. Aktiviteti fizik ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe si rrjedhojë ndikon pozitivisht në shëndetin mendor. Bëni sa më shumë ushtrime, por pa u sforcuar, kjo është e rëndësishme.

6. Shiheni veten në pasqyrë
Shkruaj në pasqyrë 10 gjërat që dashuron te vetja. Shkruaj për paraqitjen e jashtme dhe çfarë cilësish të mira ke si individ. Mos ji hipokrit me veten. Përpiqu të jesh sa me objektiv dhe gjejë te vetja ato që realisht mendon se i disponon.

7. Telefonoji shoqes/shokut tënd të ngushtë vetëm për ti thënë se sa shumë e do dhe sa të rëndësishëm janë për ty.
Mbaj dikë afër vetës, atë që ti e do shumë, atë që kujdesesh dhe bëja të ditura këto. Nëse të pyet se pse kë qenë kaq i mirë këto kohët e fundit, thuaji që e ndjen ta bësh të ditur sesa i veçantë je dhe sa të vlerësoj.

8. Bëjë not
Noti nuk është vetëm një ushtrim që të ndihmon për zemrën dhe për trupin, por është edhe jashtëzakonisht i mirë për qetësinë dhe çlodhjen që të jep. Dëgjo zërin e frymëmarrjes tënde ndërkohë që përplas duart në ujë për të notuar. Fokusohu tek ritmi i lëvizjeve qe bënë nën ujë.

9. Bëjë diçka jashtë, por që normalisht e bënë brenda
Bëjë ushtrime jashtë në natyrë në vend që ti bësh në palestër. Drekën ndonjëherë haje në ambiente jashtë, jo brenda më ajër të konidicionuar. Bëji një telefonatë dikujt që e do, por dil në ballkon, jo në zyrë.

10. Harro dikë
Nëse mban akoma kujtimet e një njeriu që të ka dhuruar vetëm emocione negative, urgjentisht duhet ta harrosh. Fokusohu tek vetja jote. Është më mirë të mos mbash mënd ato momentet jo shumë të këndshme. Nëse e ke të vështirë ta harrosh, listo gjërat e mira që kanë ndodhur me të. Kjo do të ndihmojë të largosh emocionet negative, dhe mund te ndodh që të fillosh ta kuptosh se çfarë ka ndodhur. Pra, nuk ka arsye për të mbajtur mendjen tek e keqja. Thjesht duhet ta kuptosh që kjo do të ndihmojë ty të ndihesh mirë dhe i lumtur.

11. Pastro ambientin ku jeton/punon
Pastërtia është relaks në fund të fundit. Nuk të ndihmon aspak një tavolinë pune e çrregullt, një dhomë lëmsh dhe një krevat i parregulluar. Rregulli të ndihmon shumë. Edhe syri e pranon një ambient të pastër dhe ku çdo gjë është në vendin e vetë.

12. Këndo
Vendos këngën tënde të preferuar dhe fillo të këndosh. Në shtëpi, në dush, në makinë, kudo. Shoqëroje edhe duke lëvizur duart, këmbët. Mos u shqetëso për të tjerët. Është koha që të mendosh për veten tënde. E nëse kjo të ndihmon të ndjesh sado pak lumturi atëherë vazhdo pa u ndalur. /Albeu.com/
Shtuar më 12/01/2016, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori