10 shenja se nuk po pini mjaftueshëm ujë
Jemi në stinën më të nxehtë të vitit dhe këshilla më e mirë, është të pini sa më shumë ujë.

Por a po pini ju ujë mjaftueshëm?

Nëse keni vënë re ndonjë nga shenjat në vijim, ju rekomandojmë që të shkoni dhe të pini një gotë ujë.

1. Goja juaj është e thatë
Është një nga shenjat më të dukshme, por jo domosdoshmërisht edhe pasojat që ajo sjell. Natyrisht, sa herë që ndjeni atë ndjesinë e tharjes, do kërkoni që të konsumoni dicka të lëngshme. Por pijet me sheqer janë vetëm një zgjidhje e përkohshme për një problem më të madh. Vetëm uji i pijshëm eështë ai që lubrifikon membranat e mukozës në gojë dhe fyt, duke i mbajtur ashtu për një kohë të gjatë percjell albue.com.

2. Lëkura juaj është e thatë
Lëkura juaj është organi më i madh i trupit tuaj, kështu që sigurisht që duhet të qëndrojë i hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një nga shenjat më të hershme të dehidratimit të plotë, që mund të çojë në probleme shumë më të mëdha. Mungesa e ujit nënkupton mungesën e djersës, e cila çon në pamundësinë e trupit për të nxjerrë jashtë element të panevojshëm.

3. Ju jeni tepër të etur
Në pikën e parë folëm për gojën e thatë , por etja shkon përtej ksaj. Kushdo që është zgjuar ndonjëherë mëngjesin e nesërm,pas një natë plot alkool e di mirë ndjesinë ë pangopur të trupit për uje. Alkooli e dehidraton të gjithë trupin ,dhe në tru dërgohen gjithë kohës sinjale për ujë derisa trupi të rikthejë sërisht bazën e tij ujore. Prandaj dëgjoni atë që po ju thotë trupi juaj.

4. Sytë tuaj janë të thatë
Tani duhet të jetë e qartë se uji i pijshëm ndikon më shumë sesa vetëm gojën dhe fytin. Mungesa e marrjes së ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, kanalet e lotit thahen. Dhe kjo nuk ka pasojë vetëm mosqarjen, por mund të dëmtojë seriozisht sytë tuaj.

5. Ju përjetoni dhimbje në sistemin tuaj kockor
Të gjitha kockat tona dhe rruazat kurrizore përbëhen nga rreth 80% ujë. Kjo con në një domosdoshmëri absolute të ujit në trup, në mënyrë që kockat apo rruazat të mos takohen me njëri-tjetrin në çdo hap që ne marrim, duke shkaktuar kështu dhimbje.

6. Sasia e muskujve zvogëlohet
Muskujt tuaj, gjithashtu, përbëhen kryesisht nga uji. Natyrisht, më pak ujë në trup do të thotë më pak masë muskulore. Pirja e ujit para, gjatë dhe pas stërvitjes jo vetëm që ju mban të hidratuar, por gjithashtu sjell ujë në vendet e duhura të trupin tuaj, duke zvogëluar mundësinë e zhvillimit të inflamacionit gjatë stërvitjes apo vrapimit.

7. Ju qëndroni të sëmurë më gjatë
Uji i pijshëm lejon që trupi juaj t’i zhduket toksina vazhdimisht. Organet tuaja punojnë për të filtruar disa produkte të mbeturinave të caktuara si një makinë, por nëse nuk e ushqeni makinën me ujë, nuk mund të funksionojë siç duhet.Kështu në një trup të dehidruar, organet fillojnë të tërheqin ujin nga zonat e ruajtura si gjaku juaj, dukë sjellë më pas probleme të tjera.

8. Ju ndiheni i lodhur dhe letargjik
Siç kemi përmendur, kur një trup është i dehidruar, ai "merr hua" nga gjaku juaj. Mungesa e gjakut të hidratuar siç duhet, çon në mungesën e oksigjenit që sillet në të gjithë trupin. Natyrisht, mungesa e oksigjenit çon në përgjumje dhe lodhje të plotë.

9. Ju përjetoni një ndjesi urie
Kur jeni të dehidruar, trupi juaj mund të fillojë të mendojë se ka nevojë për ndonjë ushqim. Kjo ndodh gjatë gjithë ditës dhe gjatë natës. Megjithatë duket sikur ju hahet, ushqimi krijon më shumë punë për trupin tuaj, ndërsa uji i pijshëm pastron organet dhe e furnizon atë me karburantin që i duhet, për të kryer gjithë proceset.

10. Ju përjetoni probleme të tretjes
Pa hidratimin e duhur, sasia dhe forca e mukusit në stomak zvogëlohet, duke lejuar acidin e stomakut të bëjë disa dëme të mëdha brënda trupit tuaj. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori