Blindohet Fieri, policia ndalon automjetet në akset kryesore të qytetit (VIDEO)

Një aksion i policisë vendore të Fierit ka nisur mbrëmjen e sotme.

Policia e Rendit dhe ajo e qarkullimit rrugor kontrolle intensive në çdo automjet që kanë xhama të zinj, kontrolle për përdoruesit e alkoolit.

Sipas burimeve tona pranë policisë së Fierit, është një aksion tre ditor që do të ketë në objektiv gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, në veçanti përdoruesit e alkoolit dhe personat që lëvizin me automjete të dyshimta.

Burimet shtojnë se masat e shtuara janë si përgjigje e aksidenteve ditët e fundit në Fier.

Aksidenti i mbrëmjes së sotme në kthesën e Pojanit e ka detyruar policinë e Fierit të dalë në kontrolle te befasishme në të gjitha akset rrugore.

Në terren kanë zbritur një numër i madh uniformash blu, ndërsa në epiqendër mbeten personat e përfshirë në ngjarje kriminale dhe ata të shpallur në kërkim e që lëvizin të armatosur./albeu.com