Higuain drejt largimit, Juventusi e ka pikasur zëvendësuesin

Juventusi ka nisur nga puna për të gjetur pasuesin e Gonzalo Higuain që me shumë gjasa do të largohet nga bardhezinjtë në merkaton e verës.

Sipas gazetës torineze Tuttosport, futbollisti ideal për të marrë vendin e El Pipitas te bardhezinjtë është Arkadiusz Milik. Polaku i Napoli prej kohësh ka përfunduar në axhendën e Fabio Paraticit me drejtorin sportiv të Juves që shikon te Milik lojtarin e duhur për të përforcuar sulmin e skuadrës së tij.

Milik ka një kontratë që i skadon me Napolin pas 1 viti dhe nëse nuk rinovon të kaltrit do të jenë të detyruar ta shesin për të mos e humbur me parametër zero. Për më tepër polaku paguhet më pak se argjentinasi Higuain dhe kjo konsiderohet një favor nga ana e Paraticit.


Shtuar 16.05.2020 16:57