10 rregullat e kuzhinës artusiane
“Mësuesi më i mirë është praktika. Kjo është nëna e të gjitha mësimeve”. Kësaj shprehjeje ‘Shtëpia Artusi’ i shton edhe 10 këshilla të marra nga dorëshkrimi artusian:

1. Respektoni përbërësit natyrorë
Duajeni të bukurën dhe të mirën kudo që të jetë dhe mos toleroni në rast se shihni të keqpërdoret mirësia e Zotit.

2. Përdorni përbërës cilësorë
Zgjidhni si lëndë të parë përbërës sa më të pastër. Kjo do t’u bëjë të bëni figurë të mirë.

3. Përdorni përbërës të stinës
Gatuajini në kulmin e mbledhjes, kur kushtojnë pak, por duhet të jenë të cilësisë së lartë dhe të pjekura mirë. Përdorni vetëm fruta të mira dhe të pjekura sipas stinës.

4. Jini të thjeshtë
Kuzhina ime priret drejt së thjeshtës dhe delikates, duke hequr aq sa mundem përbërësit e komplikuar dhe ata elementë heterogjenë që të përziejnë stomakun.

5. Gatuani me pasion, jini të kujdesshëm dhe të saktë
Në qoftë se nuk doni të bëheni kuzhinier mbreti, për t’ia dalë mbanë mjafton pasioni, shumë kujdes dhe saktësi.

6. Ushtrohuni me qetësi
Kini durimin të bëni ndonjë provë (unë kam bërë shumë!). Po nuk ia dolët me të parën mos u mërzisni; vullnet të mirë dhe këmbëngulje.

7. Bëni ndryshime, duke respektuar vendin dhe stinët
Ja si do ta kisha bërë supën sipas shijes sime! I lirë për të bërë çfarë të dua, sipas shijes së çdo vendi dhe perimeve që mund të gjej.

8. Po bëtë ndryshime bëjini thjesht dhe me shije
Të gjitha pjatat mund të kompozohen në mënyra të ndryshme sipas shijes së atij që gatuan. Por t’i ndryshoni sipas dëshirës nuk do të thotë të harroni të thjeshtën, delikaten, shijen e mirë. Gjithçka varet nga shija e mirë e atij që gatuan.

9. Vlerësoni kuzhinën e varfër
Kjo gjellë e cila për modesti quhet fshati, jam i bindur që do të pëlqehet nga të gjithë.

10. Mos kini besim te librat e kuzhinës. As tek imi.
Mos kini besim tek librat që trajtojnë këtë lloj arti. Shumica janë ë gënjeshtërt dhe të pakuptueshëm. Maksimumi mund të merrni ndonjë nocion të dobishëm, pasi të keni njohur artin.
Shtuar më 03/11/2011, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori