10 pyetjet që bëjnë më së shumti vajzat në Google rreth të dashurit
SEMrush, një kompani shërbimi që analizon dhe shet të dhënat mbi shikueshmërinë dhe informacionet në internet, tregoi për Cosmopolitan 10 pyetjet më të zakonshme Google në lidhje me të dashurin. Siç mund ta shihni në vijim, disa pyetje janë paksa të çuditshme, megjithatë është tejet e zakonshme që në Google të pyesësh për gjithçka. Ah, përveç sëmundjeve! Mos i besoni kurrë Google-it për simptomat e sëmundjeve.

Pyetjet në lidhje me marrëdhëniet dhe të dashurin vijojnë kështu:

1. Si të gjej një të dashur?

(Thonë që dashuria vjen atëherë kur nuk e pret, por ti gjithsesi dil ndonjëherë nga shtëpia. Ose hap një Tinder për shembull)

2. Kur do të gjej një të dashur?

(ǒmoshë ke?)

3. Çfarë të bësh me të dashurin?

(Pini kafe, udhëtoni diku, zihuni, bashkëjetoni, bëni seks, ndahuni. Nëse i keni të gjitha në terezi, shihni filma. Disa sugjerime i gjeni këtu)

4. Çfarë është i dashuri?

(Sipas Fjalë.al, i dashur - që e duam ose që na pëlqen shumë, që e kemi për zemër, që na tërheq në mënyrë të veçantë)

5. Pse më urren i dashuri?

(Nëse të urren, pse e ke ende të dashur?!)

6. Çfarë të bësh kur i jep fund lidhjes?

(Jeto)

7. Si të nisësh një bisedë me të dashurin?

(Po pyete si ka qenë, a u lodh në punë, si i shkoi dita etj)

8. Pse i dashuri im është kaq i mirë?

(Falendero prindërit e tij)

9. A është ai i dashuri im?

(Mund ta pyesësh)

10. Si ta përqafosh të dashurin?
Shtuar më 05/10/2019, ora 12:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori